Fondi i Inovacionit nga UNICEF, një mundësi për startup-et teknologjike

Fondi i Inovacionit nga UNICEF, një mundësi për startup-et teknologjike


UNICEF Innovation Fund synon të investojë 50-90,000 dollarë për të financuar startup-e në fazat e para që kanë potencialin për të përmirësuar njerëzimin.

Nëse keni një startup të regjistruar në një nga programet e UNICEF dhe keni gati një prototip që premton rezultate të mëdha, Fondi i Inovacionit UNICEF po të kërkon pikërisht ty.

Kriteret

  • Jeni të regjistuar si një kompani private në një nga programet e UNICEF
  • Po punoni për zgjidhje të teknologjive open source me këto licenca apo të ngjashme: BSD (software), CERN (hardware), apo CC-BY (content);
  • Zgjidhja juaj ka potencialin për të ndikuar pozitivisht në jetët e fëmijëve.

Përfitimet

  • Fondi siguron 50-90,000 dollarë. Paratë kanë për qëllim testimin e prototipeve dhe vlerësimin  e tyre dhe zhvillimin në një nivel ku kompanitë tregojnë se kjo zgjidhje funksionon.
  • Zhvillimi i produktit dhe teknologjisë. Startupet e përzgjedhura do të përfitojnë asistencë teknike nga ekipi i UNCEF për të ndihmuar në vlerësimin dhe përmirësimin e zgjidhjeve të tyre.
  • Rritja e biznesit. Fondi përfshin një rrjet mentorësh, të cilët ndihmojnë startupet në zhvillimin e modelit të biznesit dhe strategjinë për të rritur kompaninë e tyre dh përfitimet.
  • Platformat dhe të dhënat. UNICEF ka një ekip të dedikuar për platformat e të dhënave dhe me akses në partneritetet e korporatës dhe raste të vlefshme prej të cilave startup-et mund të përfitojnë.
  • Maksimizimi i impaktit. Si organizata më e madhe në botë për fëmijët, UNICEF ka një rrjet ekspertësh dhe partnerësh në të gjitha vendet ku operon, të cilët mundësojnë këshilla të lokalizuara gjeografike dhe partneritete të nevojshme për të arritur më shumë përdorues.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, plotësoni këtë formular.

Për më shumë informacion vizitoni dhe faqen e web-it.

/UNICEF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0