Folësit në Samitin 3-ditor LEAP në Zagreb! - Business Magazine Albania

Folësit në Samitin 3-ditor LEAP në Zagreb!


Këtë Maj, kryeqyteti i Kroacisë- Zagrebi do të jetë vendi i “nxehtë” për 1,000 sipërmarrës, studentë të rinj ndërkombëtarë dhe liderat e organizatave jo-qeveritare nga më shumë se 20 vende. Arsyeja për këtë është Samiti i LEAP– konferenca ndërkombëtare e cila do të mbahet nga 5-7 Maji.

Gjatë këtyre 3 ditëve Samiti i LEAP do të mirëpresë ekpertët e njohur ndërkombëtarisht nga kompani ndërkombëtare si IBM, Google, The Walt Disney, P&G, dhe Deutsche Telekom, gjithashtu edhe sipërmarrës dhe investitorë nga Gjermani, Skocia, Britania e Madhe, Sllovenia dhe shtete të tjera.

Erik Meijer, Group Innovation of Deutsche Telekom

A e keni pyetur ndonjëherë veten se kush qëndron pas modeleve të bizneseve të reja dhe transformimeve dixhitale në kompani gjigande si Deutsche Telekom? Ai është spiker i #LeapZg Erik Meijer, një zhvillues biznesi i përgjegjshëm për strategjinë, ndryshimin e menaxhimit dhe ekzekutimin e inovacionit. Ai e nisi karrierën e tij në një startup në MIT dhe para se të bashkohej me Deutsche Telekom ai themeloi kompaninë e tij me prospektin e projekteve të një profili të lartë për klientë globalë në Azi dhe Shtetet e Bashkuara.

Russell Dalgleish, Partner Menaxherial në Exolta Capital Partners

Russell ka ekspereincë të madhe lidhur me zhvillimin e bizneseve dhe investimin. Gjatë karrierës së tij Russell ka ndërtuar kompani të suksesshme në sektorët e tëknologjisë, inxhinierimit, elektronikës, argëtimit dhe shërbimeve profesionale. Ai ka ekperienca në nisjen, ndërtimin, rritjen dhe startegjinë e daljes së bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fakt interesant është se ai ka ndërtuar një nga kompanitë e para e cila funksionon me sistemin “cloud“ të Europës. Ndaj historinë tënde në #LeapZg!

LEAP-Summit-businessmag

Seema Aggarëal, Menaxhere e Marketingut Dixhital në The Walt Disney

Disney është një nga historitë më frymëzuese në botë. Dhe Seema është një nga Menaxheret më frymëzuesë të Marketingut Dixhital të The Walt Disney Company. Disney sjell Seema në Leap Summit! Ajo ka drejtuar gjithashtu projekte të një shkalle të lartë të transformimit dixhital në shërbimet qeveritare, edukative dhe financiare dhe ka qenë shumë e dobishme në lançimin dhe rritjen e krahut dixhital të biznesit brenda sektorit të medias dhe argëtimit.

Theo Priestley, Evangjelist dhe Futurist i Teknologjisë

Theo është një nga evangjelistët dhe futuristët lider të teknologjisë në botë. Ai analizon trendet aktuale dhe të ardhshme të teknologjisë, dhe merret me këshillimin se si këto do të “përçajnë“ modelet e biznesit dhe zakonet e konsumatorëve. Ai është një lider dhe influencues i njohur i idnustrisë. Në Samitin LEAP ai do të flasë me sipërmarrësit në lidhje me të ardhmen e teknologjisë. Në #LeapZg ndihuni të lirë t’i afroheni Theos dhe të ndani vizionin tuaj rreth të ardhmes së teknologjisë.

Stephan Balzer, Themelues dhe Drejtor Menaxherial i Ideas and Innovation Agency, Red Onion Gmbh në Berlin

A e dini se spikeri i #LeapZg Stephan ishte gjermani i parë i liçencuar për konferencat TEDx dhe ambasador i TEDx për Europën? Ai është një ekspert në komunikim me fokus në strategjitë e marketingut, themelues i Ideas and Innovation Agency, Red Onion Gmbh në Gjermani. Ai zhvillon gjithashtu festivale dhe evente rrjetëzimi duke përdorur të kuptuarin e tij thelbësor të përqasjeve të komunikimit nga ëeb deri te reklamat.

Kostapanos Miliaresis, Gjenerues dhe Zbatues i Ideve Sociale

A e dini se spikeri Kostapanos i #LeapZg ka qenë në mënyrë aktive i përfshirë në botën e eventeve si një vullnetar dhe spiker që kur ishte 8 vjeç? Që prej kohës kur themeloi Glovo, një platformë globale vullnetarësh e cila synon përputhjen e vullnetarëve fantastikë me eventet fantastikë, ai ka vazhduar të krijojë programe inovative marketingu dhe të zhvillimit të biznesit te cilat mund të sigurojnë cilësi më të mirë të eventeve, eksperienca unike vullnetarizmi, reduktim dhe personalizim të riskut.

Velimir Srića, Professor and Management & IT consultant

Njihuni me spikerin e #LeapZg Velimir Srića-Profesorin e Menaxhimit dhe IT, Këshilluesin dhe Pjesëtarin aktiv në Akademinë Europiane të Shkencave dhe Arteve!

A e dinit se ai flet 6 gjuhë të huaja, ka punuar në UCLA dhe Bankën Botërore dhe ka publikuar 67 libra, mbi 400 punime profesionale dhe disa qindra shkrime në revista popullore? Impresionante, apo jo?

Keni shansin ta njihni në #LeapZg!

Andrey Shtylenko, sipërmarrës serial

Njihuni me Andrey Shytlenko, sipërmarrësin serial dhe entuziastin e markimit! Plot me njohuri gjithëpërfshirëse, komunikim të jashtëzakonshëm dhe aftësi prezantuese, Andrey sjell bashkë një set të rrallë të aftësive dhe eksperiencave të cilat shtrihen në industritë e startupeve më sfiduese.

Igor Mladinović, Chief Creative Director at Imago

Njihuni me Igor Mladinović, Drejtuesin Ekzekutiv Kreativ të Imago, një nga agjencitë lider të marketingut me Çmimin Effie Aëard Croatia!

Me ekspereincë nga klientët ndërkombëtarë dhe lokalë si Coca-Cola, Master Card, Opel, RBA, Nestle, Konzum, Ledo dhe me aftësi si zhvillimi i brandeve, strategji kreative dhe komunikim vizual, Igor është pa dyshim një nga mentalitetet më të mira të marketingut në Kroaci!

Sasa Cvetojevic, Themelues në Insako dhe Bashkëthemelues në ZIP

Sasa është pronat dhe bashkëpronar i kompanive të ndryshme dhe institucioneve mjekësore që operojnë në tregun kroat. Ai është i specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e projekteve, insitucionet e kujdesit shëndetsor dhe negocimet në biznes.

Hermes Arriaga, Themelues dhe Drejtor i Impact Hub Zagreb

Sipërmarrës dhe krijues rrjeti, një inxhinier në profesion dhe një menddimtar kreativ në praktikë. Hermes ka një diplomë master në ekonominë e mjedisit. Përveç faktit se është një nga bashkëthemeluesit e Impact Hub Zagreb, ka qenë iniciator i projektit social harvesthink.com dhe është pjesëtar në bordin e pheonixarbor.org.

Andrew Grill, Këshillues Partner Menaxhimi Global në IBM

Andrew është një lider autoritar i njohur ndërkombëtarisht në fushat e biznesit social, transformimit dixhital dhe rrjeteve të mediave sociale. Aktualisht, Andrew është Partneri i Menaxhimit Global dhe drejton praktikën e këshillimit në IBM, duke i këshilluar klientët kyçë të IBM-së nga e gjithë bota për startegjinë e tyre dixhitale.

Ai beson në mënyrë të fuqishme që në mënyrë që të “të bëhesh dixhital duhet të jesh dixhital.“

Damir Zec, Drejtor i IBM-së për Kroacinë

Damir Zec është Drejtori i Kroacisë për IBM-në. Në rolin e tij, Damir është përgjegjës për të gjitha aktivitetet e biznesit në Kroaci, duke mbuluar portofolin e produkteve dhe shërbimeve të IBM-së. Ai është ekspert në fushat e Big Data dhe inteligjencës konjitive. Në #LeapZg Damir do t’ju tregojë të ardhmen e komjuterizmit konjitiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0