Qeveria dhe misioni i Fondit Monetar Nderkombetar kane mbyllur dje diskutimet 10-ditore me nje konference ne mbremje, ku u deklarua dhenia e miratimit te pare per kredine 53 milione euro.
Shefi i misionit te FMN-se, Nadeem Ilahi, u shpreh se dakordesia eshte arritur me pjesen e stafit qe ishte i pranishem ne Shqiperi, por fjala e fundit i takon Bordit Ekzekutiv, i cili do ta diskutoje kete ne fund te janarit”. Bordi Ekzekutiv i FMN-se pritet qe te diskutoje shqyrtimin e dyte dhe te trete te marreveshjes se zgjerimit ne fund te janarit 2015. Aprovimi i ketyre shqyrtimeve do te mundesoje edhe disbursimin e 53 milione eurove ne baze te programit 36-mujor qe qeveria ka me Fondin”, tha Ilahi.
Ekonomia
Rritja ekonomike e vitit 2014 pritet qe te jete jo me pak se 2 per qind si per qeverine, ashtu edhe per Fondin Monetar Nderkombetar. Ministri i Financave, Shkelqim Cani, e theksoi kete shifer duke argumentuar se kjo bazohej te treguesit e mbledhur deri tani. Per Fondin, ne ecurine e mire ekonomike ka ndikuar rritja e eksporteve si dhe nje mekembje e lehte e kerkeses se brendshme. “Paketa e politikave ka qene ne rrugen e duhur. Parashikimi yne eshte qe rritja ekonomike do te jete rreth 2 per qind. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve, por ka dhe nje rritje te lehte te konsumit te brendshem”, tha Ilahi.
Energjia dhe borxhet
Dy nga pikat ku u fokusua fjala e ministrit te Financave dhe shefit te misionit te MFN-se ishin edhe energjia dhe borxhet ndaj biznesit. Ministri Cani u shpreh se sektorit te energjise do t’i duhen vite te tera te rimekembet dhe se do te kete nevoje per mbeshtetje me te madhe financiare. “Energjia prej shume vitesh perben nje barre te rende fiskale prej keqmenaxhimit te sektorit. Problemet kronike strukturore te sektorit si dhe kostot e ristrukturimit pritet te rezultojne ne nje nevoje ende te ndjeshme per garanci te tjera publike per sektorin e energjise ne vitet e ardhshme. Ne jemi te vendosur dhe te angazhuar qe ta nxjerrim sistemin nga kriza”, tha Cani. Nga ana tjeter, shefi i misionit te FMN-se u shpreh se eshte e nevojshme qe qeveria te vazhdoje planin e reformave nga ulja e humbjeve si rezultat i vjedhjeve deri tk ristrukturimi i tarifave. “Reformat ne energjetike jane urgjente per t’i dhene fund riskut fiskal. Autoritetet kane nisur te hedhin hapat e pare ne implementimin e planit te reformave ne energjetike i zhvilluar nen konsulencen e Bankes Boterore. Kjo perfshin uljen e vjedhjeve te energjise, propozimet e ristrukturimit te tarifave ne fund te 2014-s, reformimi institucional i kompanive publike ne kete sektor. Stafi e sheh pozitivisht planin per te kompensuar te varfrit permes dhenies cash te ketij kompensimi”, tha Ilahi. Konferenca e vone u fokusua edhe te borxhet e prapambetura. Ministri do te deklaronte se auditi nderkombetar nuk gjeti parregullsi te rendesishme ne proces, dhe kjo i hap rruge shlyerjes se pjeses se mbetur prej 90 milione dollaresh te biznesi. Deri me tani, sipas Canit, jane dhene 260 milione dollare dhe ne buxhet jane parashikuar 350 milione dollare ne total per kete ze. Qeveria bllokoi qysh ne vere shperndarjen e parave per t’iu nenshtruar nje kontrolli per pagesat e kryera sipas kerkeses se Fondit.
Konkluzionet e FMN
FMN parashikon qe rritja ekonomike ne vitin
2014 te jete 2 per qind
Ecuria pozitive ekonomike eshte rezultat i eksporteve dhe mekembjes se kerkeses se brendshme
Pritshmerite e inflacionit mbeten te mirankoruara dhe politika monetare duhet te jete mbeshtetje per ekonomine
Ka nje rimekembje te kreditimit, edhe pse ne nivele te uleta
Energjia mbetet sektor problematik, ku qeveria duhet te zbatoje planin e reformave
Plani i politikave te qeverise, sipas FMN, ka ecur ne rrugen e duhur
Misioni dha “ok” per shqyrtimin e pare dhe te dyte te marreveshjes me FMN
Bordi Ekzekutiv do ta kaloje kete raport ne janar per dhenien e 53 milione eurove
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.