FMN ka shprehur shqetësime për draftin e amnistisë fiskale që parashikon të realizojë qeveria shqiptare.
“Projektligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor. Përfshin një falje të konsiderueshme të personave që përveç këtyre, kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por që ta konsiderojë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Një sistem modern të administratës tatimore për marrjen e informacionit dhe gjithashtu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin. Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, theksoi shefja e misionit Yan Sun.
Ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk komentoi këtë deklaratë para misionit të FMN, por preferoi të flasë pas mbledhjes së qeverisë duke u shprehur se ky është një ligj i veccantë, i cili është ende në fazën e konsultimit.
Në vizitën dyjavore, misioni i FMN ka pohuar ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare në të njëjtën linjë me ministrinë e financave, por projekton ngadalësim në vitin e ardhshëm
“Shtyrë nga turizmi dhe flukset e larta pozitive që erdhën në ekonomi gjatë tremujorit të tretë do të kemi një rritje më të lartë se skenari bazë prej 3.7% nga 3.2% që ishte projektuar në fillim” – tha Delina Ibrahimaj.
“Shqipëria ka kaluar disa kriza, por i ka përballuar ato me sukses. Tashmë duhet bërë konsolidimi fiskal dhe të ulet borxhi publik.’ – u shpreh Yan Sun, shefe e misionit të FMN.
Guvernatori Gent Sejko i pranishëm në konferencë ka konfirmuar edhe njëherë se inflacioni do vijojë të mbetet i lartë, ndërsa politika monetare do të shtrëngohet gjatë tremujorëve të ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.