Fluturime private, për herë të parë nga Shqipëria! - Business Magazine Albania

Fluturime private, për herë të parë nga Shqipëria!

Pa tarifa, pa pritje, pa komplikime.

Për herë të parë, udhëtimet private nga Shqipëria janë të mundshme pa anëtarësime dhe pa angazhime afatgjata. Airbendr sjell një mënyrë të re për të fluturuar privat: fleksibile, direkte dhe e ndërtuar rreth axhendës suaj.

Ky nuk është një shërbim i zakonshëm. Airbendr nuk funksionon si linjë ajrore tradicionale, është një sistem i thjeshtuar, ku koha trajtohet si prioritet, jo si luks.
Me një flotë të certifikuar dhe shërbim të strukturuar për individë që operojnë me agjenda të ngjeshura, Airbendr ju mundëson të rezervoni një avion privat nga Shqipëria drejt çdo destinacioni rajonal apo evropian, në kohën kur ju vendosni. Pa formularë të gjatë, pa negociata, pa kontrata të ndërlikuara.

Lexo edhe:Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, në një partneritet strategjik për t’u zgjeruar në sektorin e shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor

Çdo fluturim është i personalizuar: nga aeroporti i nisjes te detajet në bord, nga orari që vendosni te fleksibiliteti në kthim. Komunikimi është i drejtpërdrejtë dhe procesi është i qartë.
Kur udhëtimi është po aq i rëndësishëm sa destinacioni, Airbendr nuk është më një alternative, është mënyra si duhet të funksionojë fluturimi privat sot.

Rezervoni fluturimin tuaj në www.flyairbendr.com
Për informacione ose pyetje, kontaktoni: charters@flyairbendr.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0