Para pak kohe në 2023 i renditur nga Forbes si një prej nën 30 vjeçarëve që janë në majën e suksesit ne botën financiare. Çne?
As unë nuk e kam pritur, vetëm kur më kanë ftuar në një intervistë, dola iu përgjigja disa pyetjeve dhe disa muaj më vonë e mora vesh që isha te lista, se unë se kam pritur aspak atë gjë. Është listë interesante, por është thjesht fillimi i historisë.
Për çfarë arsyeje?
Ishte për çështjen e biznesit që kam bërë tek AvaLabs, influencën që kam pasur te fusha e kriptomonedhës sidomos te zhvillimi i teknologjisë që kemi bërë tek kompania jonë AvaLabs që është BlockChain i AvaLanchit. Është një nga Blockchain më të përdorur në fushën e kriptomonedhave sidomos në fushën e SmartContract, edhe më morën për të folur edhe më shumë per detajet, për influencimin e teknologjisë aty më kanë vendosur te lista.
Për të ardhur deri aty tani nga fillon historia?
Historia vazhdon para 30 vjetëve, në ‘93 jam lindur në Mal të Zi por prindërit i kam nga Shkodra, babin me orgjinë malazeze, nënën shkodrane 100%. Jam rritur këtu në fëmijëri, kam kaluar disa vite në Itali por shumicën e viteve i kam kaluar në Shqipëri derisa kam qenë 14 vjeç. Gjithmonë kam pasur dëshirën të bëj një biznes, një startup, kam pasur ëndrrën e atyre – sidomos Bill Gates i cili ka qenë një idol i imi që kur kam qenë i vogël.
Rastësisht na erdhi të shkojmë në Amerik për një dasëm isha 14 vjec, ishte kushërira ime duke u martuar në Boston, s’kishim plan të rrinim përveçse morëm valixhe të vogla për të ndenjtur 2 jave asnjëlloj plani tjetër, shkuam me prindërit në dasëm, më vonë shkuam në Boston për të vizituar disa kushërinj edhe kur pash New York-un 14 vjec thash qenka i jashtëzakonshëm, po e provoj të qëndroj këtu për të bërë gjimnazin.
Nënës time i iku truri, tha as mos të të shkoj mendja, i kemi gjërat në Shkodër jemi shumë në rregull s’kemi nevojë të lëvizim. Duke qenë fëmijë i vetëm, babi tha “hajt çuni ka qejf të bëj diçka jepja mundësinë.”
Qëndrova në New York për 15 vjet në mos më shumë, bëra shkollën e mesme, universitetin me vonë shkova për doktoraturë në veri të New York-ut. Aty më vonë u takova me co-founderin e kompanisë time, i cili ishte mentori im dhe profesori im te universiteti. Vazhduam të bënim projektin e teknologjisë që kemi te kompania si projekt i doktoraturrës (thesis), dhe pas pak kohësh pasi kishim disa të lezetshme të sofistikuar të produktit që kishim krijuar atëherë thamë sidomos profesori im mentor tha hajde me mua të krijojmë një kompani. Dhe tha hajde bashkë sepse ishte teknologjia që e kishim krijuar bashkë, te laboratori i tij. Kjo ishte në 2018. Dhe që ateherë ka qenë vetëm punë punë punë edhe këtu jemi sot.
Me Shqipërinë sa i ke mbajtur lidhjet mbasi qëndrove atje 14 vjeç?
Nuk i kam pasur aq shumë sa kam dashur, kam shumë familje këtu sidomos në Shkodër por jo aq shumë sa kam dashur. Pyetje e mirë në fakt, sepse për shkak se nuk i kam mbajtur lidhjet atëherë shkak që tani dua që të krijoj më shumë lidhje me fushën e teknologjisë dhe me startup-et këtu. Është arsyeja pse jam duke u angazhuar më shumë këtu për të pasur një lloj impakti te startup-et dhe besoj, opinioni im, që mënyra më e mirë për ta zhvilluar ekonominë në kapitalizëm privat është mënyra më e mirë sepse ka incentivën për të zhvilluar idetë më të mira që janë këtu.
Kam një program që kam hapur këtu është Fund i vogël për startup-et teknologjike dhe në fakt është për të gjitha idetë që janë zakonisht në hapat fillestar por s’ka nevojë domosdoshmërisht të jenë në hapat fillestar, mundet dhe të kenë një produkt ose shërbim që është disi i avancuar, por ideja është që në vitet në vijim me qenë edhe më shumë i angazhuar me këto startup-e me një numër të vogël startup-esh por me një kualitet shumë të madh. Gjithë puna është mos të shpërndahemi pak pak pak nëpër shumë vende, por të fokusohemi në pak 1, 2, 5, sa mund të jenë për çdo vit. Startup-e që janë me talente që kanë një produkt që është kompetitiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan, edhe jashtë, pra edhe ato që kanë potencial për market shumë të mirë. Të fokusohemi në ato kompani në mënyrë të fondit dhe në mënyrë të këshillave.
Lexo edhe:“I destinuar për të ndërtuar të ardhmen tuaj!”: Startup Fund K4S6 vjen në Tiranë!
Sa shpesh e ke bërë vajtje ardhje Shqipërinë në këto 15 vite të fundit?
Fillimisht shumë pak. Këto vitet e fundit kam bërë shumë, e kam bërë minimumi një herë në vit por zakonisht e bëj dy tre herë në vit, vjet e kam bërë 2 a 3 herë. Këtë vit është hera e parë, do të vij prap nga fundi i verës, më duket se kemi një konferencë që po e planifikojmë për në nëntor kështu që kam për të ardhur prap në nëntor.
Si e ndjen Shqipërinë, çfarë ndjesie ke nga Shqipëria?
Shqipëria është atdheu, normalisht unë jam edhe amerikan edhe kam jashtëzakonisht edhe patriotizëm për atë shtet sepse më ka dhënë shumë për tërë ato vite, por Shqipëria është edhe atdhe edhe unë gjithmonë kam pasur besimin se nuk ka arsye pse Shqipëria nuk mundet të prodhoj disa industri ose pse nuk mund të jetë e fortë në disa industri, nuk mundet të jetë e fortë në çfarëdolloj industrie fuqia e një superfuqie si Amerika, por mundet të ketë disa vertikale.
Mund të jetë te informacioni, mund të jetë te bioinformatika mund të jetë te financa diku, që mund të ketë një impakt global.
Ka shumë shtete si Shqipëria, me popullatë të ngjashme si ajo e Shqipërisë që kanë fuqi shumë të jashtme. Edhe gjithmonë e kam patur këtë besim.
Shqiptari si kulturë ka mendim të shkurtër, në kuptimin që nuk mendon shumë shumë për të ardhmen – shqiptari është në rregull se i jep 1 dollar tani ose i jep 2 dollar pas një ore, shqiptari do marr 1 dollarin e tanishëm nuk mendon për 2 dollarshin e pas një ore. Edhe kjo është diçka që duhet ndryshuar si popull, që me pas mendimin për të ardhmen me kriju kompani të mëdhaja por edhe pse është kjo mesatarja e mendimit, ka edhe persona të jashtëzakonshëm. Dje takova një djalë, emrin e ka Sasha. Është këtu, ka një kompani me mbi 500 veta , fantastik. Kur flet me të është si të jesh duke folur me top founders-at në Amerikë, edhe pse ai jeton këtu. Persona si puna e atij ekzistojnë, janë të jashtëzakonshëm edhe është shumë shumë gjynah mos ti identifikosh këta persona edhe pët të krijuar marrëdhënie me këta persona edhe me pa çfarë kanë qejf të bëjnë, ndoshta për momentin nuk kanë asgjë që duan të bëjnë por kur ta kenë një ide, ti këshillojmë dhe tu vendosim fonde në dispozicion dhe të fokusohen tek ajo ide në mënyrë që të ketë një mundësi me kriju diçka këtu. Edhe ka shumë raste të tjera si puna e Sashës, është një vajzë që kam dëgjuar tani që prodhon ambulanca, ajo është diçka fantastike, është industri. Industria është shumë interesante. Kur krijon diçka hard, jo vetëm software edhe eksporton – fantastik.
Shqipëria duhet të fokusohet shumë të eksportojë. Eksport jo vetëm mallrash por edhe shërbimesh, edhe eksport software, edhe eksport idesh. Se shteti e ka mundësinë, nuk është se nuk e ka mundësinë, ligji është i hapur nuk është i kufizuar, është liberal për disa gjëra për tu zhvilluar edhe më tepër, por nuk ka arsye pse personat këtu nuk munden ti bëjnë gjërat edhe të mundin të eksportoj mallrat, shërbimet dhe idetë.
Më kujtohet që kur u takuam para disa kohësh, vjet, ishe entuziast për piramidën, piramida akoma nuk ishte hapur por ti kishe një si nxitje, më kujtohet the kjo më duket se është këmbana e parë.
Shumë bukur, tani është përfunduar është fantastike.
Tani duam të bëjmë një tjetër, jemi në proces të bëjmë dy të tjera simotra të piramidës në përmbajtje por jo në formë- një në Shkodër edhe një në Vlorë kështu që mbase për atë të Shkodrës do përfshihesh edhe ti personalisht.
Po padiskutim. U takova edhe me Bened Becin në Shkodër para disa ditësh, më ftoi te një komision i rinisë, kanë dëshirë të bëjnë, kanë dëshirë ta zhvillojnë qytetin dhe misioni është shumë i qartë për të, por ende duhet ndryshuar mendimi i fokusimit të start up-eve prej mendimit të vjetër që okei kemi grante dhe duhet bërë nga pak te shumë projekte, dhe duhet ndryshuar duke thënë si mundem unë ta përdor këtë fond për impakt maksimal për një dy tre startup-e maksimumi.
Mos harro që kur vjen puna te fondet që vendos në dispozicon qeveria apo bashkia nuk është e lehtë ta bësh këtë sepse ka shumë kërkesa edhe pastaj duket sikur privilegjohet ndërkoh që ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është venture capitals në mënyrë që ti japim një shtytje shumë më të mëdha nga brenda për brenda sektorit privat
Atë jam duke e berë unë. Ai është fokusimi im.
Njësoj ishte dhe fjala e Benedit që nuk mundesh të bësh favore, por në fund të fundit është me mirë ti trajtosh fondet si endament, psh endaming i Harvardit 30 -40 billion dollarë, më i madhi i universiteteve në botë- mandati i tyre është mos të kenë favore është thjesht të zhvillojnë universitetin, që të zhvillojnë R&D research and development, të punësojnë profesorat më të mirë që kanë por në fund të fundit mandati është që të jetojnë për kohën më të gjatë që munden edhe të rriten. E njëjta gjë është edhe me Norvegian Sovreign Fonds, ajo është shtetërore, është e popullit por qëllimi është me u rrit, me e marrë atë pjesë të lekut ta investosh shumë strategjikisht edhe më vonë me e marrë kapitalin në një mënyrë, ose direkt mbrapsht ose me punësim me zhvillim mundësie, kjo është shumë shumë e rëndësishme prandaj mendoj se edhe pse paraqitet si më pak e favorshme sepse je duke i përqëndruar fondet më shumë, suksesi ka për të qenë më i lartë, dhe sidomos kur vendos accountability atëherë është një mënyrë për ti analizuar si kanë shkuar gjërat, a i kemi kryer në mënyrë të hapur, pa favore, a i kemi kryer gjërat në mënyrë efektive, ku i kemi çuar lekët. Këto janë gjëra që sektori privat venture capital i bën natyralisht por mendoj që edhe fondet publike duhet ta mendojnë këtë gjë.
Po në aspektin e marrëdhënies tënde me Shqipërinë si vendi ku ti vjen, si është zhvilluar kjo marrëdhënie që nga hera e parë që ke ardhur mbas disa vitesh kur ti ishe me studime deri më sot?
Me Shqipërinë, fantastike. Tirana është zhvilluar jashtëzakonisht shumë sma ka marrë mendja. Normalisht është qyteti që është zhvilluar më shumë, po mundohem të gjej një vend këtu për të jetuar dhe nuk kam gjetur ende asgjë. Kam qejf të zhvilloj marrëdhënien edhe më shumë. Ka 1 milion mënyra për ta zhvilluar marrëdhënien ajo që di unë është sektori i personave që kanë qejf të zhvillojnë industri, biznese. Nuk e di sa i madh është ai sektor këtu, në kuptimin në numër personash që e kanë atë talent 10 100 nuk e di sa mund të jenë, por ata kanë mundësinë të krijojnë kompani që kanë vlerë multi bilion dollarë. Sa vite don nuk e di, jam optimist por nuk jam në deluzion. Them se me këtë strategji është një ndër impaktet më të mëdhaja, dua ta krijoj këtë marrëdhënie më shumë e më shumë, edhe në fund të fundit një ëndërr që kam është që mbas 10 vjeteve mbas 20 vjeteve ta dij edhe Western World, bota e jashtme që ka një sektor startup-esh shumë të mirë Shqipëria. Tani as nuk e dijnë ku është në hartë, por jo vetëm ta dijnë ku është në hartë por ta dijnë edhe që e kam dëgjuar
Nuk e di nëse e ke ndjekur në së shpejti hapim një park tenologjik që e kemi quajtur Dorana (Durrës – Tirana) që është në bashkinë e Durrësit edhe që është një zonë me një ligj të veçantë, me incentiva shumë të favorshëm për gjithë sektorin e high tech-ut është një park pikërisht për këtë për ti dhënë mundësinë kompanive që bëjnë zhvillime teknolgjike që të jenë pjesë e një ekosistemi ku në aspektin e ngarkesave burokratike e ngarkesave fiskale të jenë shumë shumë të lirë. Aty duam të krijojmë një pol që duam të tërheqim kompani të huaja që janë të interesuara të vijnë në këtë zonë të Europës.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një program marketing të këtyre kompanive, një mënyrë që personi që është jo vetëm këtu por edhe që është jashtë ta kuptoj, dua të dij çfarë kompanish janë na se shkoj dhe google dhe kjo duhet me iu paraqit e para. Duhet të shkoj aty të website dhe ti shikoj të gjitha kompanitë që janë, është shumë e rëndësishme, sepse tani kjo është një problem i madh. Unë në rast se dua të dij se çfarë jane startup-et këtu, nuk ka mënyrë, duhet me njoh dikë duhet me pyet.
Po po, jemi ende në një faze të formimit, të embrionit. Por kemi një embrion shumë të mirë unë besoj. Ka shumë kompani nga ato të voglat deri te ato pak më të mëdhaja që realisht bëjnë inovacion, realisht kanë kriju kushte për të rinj që janë të formuar në këtë fushë që të mund të punësohen këtu, ofrojnë shërbime jashtë, kanë paga njësoj si jashtë, taksat shumë më pak sesa jashtë dhe plus kësaj kanë edhe familjen afër gjë që për ne shqiptarët është e rëndësishme. Ti nënën dhe babain i ke akoma në Shkodër?
Në Shkodër janë edhe tani.
Jetojnë në Amerikë apo jetojnë në Shkodër?
Për verë janë këtu, më vonë vijnë në Miami me mua. Gjatë dimrit sidomos.
Domethënë e bëjnë midis të dyjave?
Midis të dyjave, po.
Ti je çun i vetëm?
Po
Prandaj të ka ec?
Jo, kisha dashur të kisha disa, se jep presion shumë prej prindërve, që tani duhet ti kem prindërit kudo me vete sepse kudo të shkoj prindërit nuk kanë opsion tjetër
Po nëna bën presion për tu martuar?
Jo nuk bën, bën më shumë presion për fëmijë.
Siç më the herën e fundit ti do jesh gjithmonë e më shumë në Shqipëri?
Po
Domethenë Shqipëria të duket okei, që të ndash një pjesë të kohës për Shqipërinë, jo më siç ka qenë më përpara?
Normalisht, normalisht. Unë nuk jam person që i dua gjërat jashtëzakonisht shumë shumë fancy por normalisht vjen në Tiranë dhe gjen persona që flasin italisht, gjermanisht, frengjisht në rruge, se ke dëgjuar kurrë atë gjë. Ka të huaj këtu, është duke u diversifikuar, është duke u bërë një qytet që personat në europë munden të vijnë edhe munden të krijojnë një shtëpi të dytë ose një shtëpi të parë, në Amerikë është shumë larg ende nuk dijnë për Shqipërinë, por për Europën sidomos. Unë normalisht dua të futem tepër e më tutje në mënyre efikase, në mënyrë që çdo orë çdo ditë çdo javë që i shpenzoj këtu të jetë shumë produktive. Edhe mënyra më e mirë është me startup-et.
Unë jam shumë besimplotë që do ndodhin shumë gjëra të mira dhe jam shumë besimplotë që ti do ta japësh kontributin tënd, natyrisht do ti shërbesh suksesit tënd dhe sukesi jot do ti japi vlerë të shtuar vendit tonë Shqipërisë.
Ky ishte Kevin Sekniqi, një shqiptar shumë i ri, por aq sa i ri edhe i madh të cilit Amerika ia ka dëgjuar zërin, por jam i bindur që Shqipërisë do ti japi edhe më shumë zë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.