Fjalëkalimet e humbura bllokojnë milionerë nga pasuritë e tyre në Bitcoin - Business Magazine Albania

Fjalëkalimet e humbura bllokojnë milionerë nga pasuritë e tyre në Bitcoin

Një programues kompjuterësh ka mbetur jashtë portofolit të tij dixhital me gati 220 milionë dollarë në Bitcoin dhe tani i kanë mbetur vetëm dy mundësi për të provuar fjalëkalimin, në të kundërt paratë do t’i bllokohen përjetësisht.

Gjermani Stefan Thomas, që tani jeton në San Francisco, i tha New York Times se në 2011, një fanatik i kriptomonedhës i pati dhuruar 7.002 Bitcoin, pasi ai kishte krijuar një video që shpjegonte se çfarë është saktësisht monedha virtuale, asokohe në fillesat e saj.

Por Stefan e humbi password-in, që njihet si çelësi dixhital të portofolit online dhe ndonëse ka provuar të gjithë kombinimet e veta të zakonshme, nuk ka mundur të hyjë dot më. Gjatë kësaj, çmimi i kriptomonedhës ka mbërritur majat. Shtrihem në shtrat dhe mendoj, por sa herë ulem në kompjuter me një strategji të re në mendje dhe ajo nuk funksionon, atëherë më pushton përsëri dëshpërimi”, shprehet Thomas.

Stefan Thomas
Stefan Thomas

Dhe nuk është i vetmi që i ndodh kjo. Sipas New York times, ka edhe të tjerë në situatën e tij që nuk mbajnë mend fjalëkalimet. Gazeta thotë se 18.5 milionë Bitcoin, që vlejnë aktualisht më shumë se 140 miliardë dollarë, gjenden aktualisht në portofolë të humbur apo të bllokuar virtualë.

NYTIMES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0