Fitoni para me Super App-in e Rentout! - Business Magazine Albania

Fitoni para me Super App-in e Rentout!

Fitoni para me Super App-in e RENTOUT!

Për të parën herë në Ballkan u lançua nga kompania europiane Rentout International Ltd., aplikacioni inovativ Rentout.

Rentout International Ltd. është pronare e aplikacionit dhe platformës së desktopit Rentout. Si një kompani europiane që i nënshtrohet ligjit europian dhe kujdeset për mbrojtjen, privatësinë dhe transparencën e përdoruesve të saj. Rentout u ofron drejtuesve të saj procesin më të lehtë të rezervimit në internet duke lehtësuar të gjitha proceset e marrjes me qira dhe kryerjen e tyre online.

Rentout është aplikacioni që i mundëson të gjithëve të fitojnë para. Kjo mundësohet që jo vetëm të jepen makinat me qira, por edhe duke i mbrojtur me planet e sigurimit të Sigal Uniqa, shërbime GPS dhe Telematike. Rentout mund të shkarkohet nga të gjithë falas, për të regjistruar si individ apo kompani automjetet nëpërmjet aplikacionit duke i dhënë ato me qira dhe fituar pa u lodhur me 0 komisione ndaj platformës. Pagesat në llogarinë tuaj bankare ose në dorë, si dhe çdo proces qiraje apo shërbime luksi ruhen dhe kryhen nga aplikacioni sipas kërkesave të qiradhënësve.

Lexo edhe:Business Magazine Albania prezanton “Business Leaders 2024”

Me shkarkimin e këtij aplikacioni ju do të gjeni numrin më të madh të automjeteve me qira (Ekonomike, Standarde, Luksoze, Retro, Camper, apo automjete pune) në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. 

Brenda këtij viti, ju do mund të merrni me qira dhe automjete vetëshërbyese, me super çmime, pa patur më nevojë të prisni në rradhë apo dorëzoni dokumenta etj. Ju do mund të hapni automjetet nga aplikacioni dhe të merrni çelsat e automjetit brenda tij, pa dashur të takoni qiradhënësit. Ky shërbim do të jetë i mundur në fund të Dhjetorit 2024. Falë partneritetit me Sigal Uniqa Group Austria, për herë të parë drejtuesit e automjeteve me qira mund të blejnë nga aplikacioni plane sigurimi ditore “full kasko” deri në 100% mbrojtje dhe të asistohen nga 6 shërbime rrugore. 

Objektivi i Rentout është të vendosë në një përdorim më të mirë 100.000 automjete duke krijuar infrastrukturën më të madhe të transportit dhe ndihmuar në reduktimin e miliona ton CO2 në atomsferë dhe uljen e trafikut rrugor në shtetet Ballkanike. 

Së shpejti, aplikacioni do të jetë i disponueshëm edhe në Kroaci, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Turqi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0