Fitoni  1 milion euro në konkursin online CEE Scaleup Challenge

Fitoni 1 milion euro në konkursin online CEE Scaleup Challenge


Kompanitë inovative, me zhvillim të shpejtë nga Evropa Qendrore dhe Lindore kanë mundësinë të fitojnë 1 milion euro në CEE Scaleup Challenge, konkursi më i madh ONLINE në rajon, i mundësuar nga platforma Vestbee.

Falë formulës online, themeluesit mund të paraqesin bizneset tek investitorët dhe korporatat, duke qëndruar në shtëpi. Vestbee, platforma kryesore rajonale e matching, që lidh fondet globale të VC, korporatat, përshpejtuesit dhe engjëjt e biznesit me startup-et  dhe scaleup-et nga Evropa Qendrore dhe Lindore, lançoi edicionin e ardhshëm të konkursit më të madh rajonal online – CEE Scaleup Challenge. (www.vestbee.com/cee-scaleup-challenge).

Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme me rritje të shpejtë nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër), që bëjnë pjesë në para-serinë A, serinë A dhe më gjerë do të kenë mundësinë të fitojnë 1 milion euro investime nga Next Road Ventures dhe të prezantojnë biznesin e tyre para shumë fondeve të njohura të VC dhe korporatave si InnoEnergy, Accel, Balderton Capital, Credo Ventures, Alfabeat, Iron Wolf Capital, bValue, Simpact, PROfounders Capital, Engie, PGE Ventures, Talanx, Amazon apo EIT Digital.

Një nga çmimet speciale, mbështetur nga InnoEnergy, Partner Strategjik i konkursit, është ftesa në Rrugën e Shpejtë të Investimeve të InnoEnergy (Fast Track to Investment) – program i dedikuar për kompanitë e energjisë, cleantech-ut dhe kompanive që punojnë remote.

Scaleup-et e zgjedhura do të marrin mbështetje të drejtpërdrejtë nga rrjeti i gjerë i ekspertëve dhe partnerëve të energjisë, InnoEnergy, në fushat e zhvillimit të teknologjisë dhe industrializimit, ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të tregut, komercializimin dhe zhvillimin e biznesit, stërvitjen, mentorimin dhe më tej mbështetjen për mbledhjen e fondeve. Aplikantët e përzgjedhur do të marrin p.sh. mbulim mediatik nga MamStartup, biletat për evente, përfshirë InfoShare dhe Webit, si dhe shumë çmime speciale dhe zbritje në mjete dhe shërbime të ndryshme biznesi të ofruara nga Amazon Web Services, HubSpot, DigitalOcean, Brand 24, Revolut Business dhe nga kompania ligjore Zieba & Partners.

Kush mund të aplikojë për CEE Scaleup Challenge?

Kompanitë në rritje nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe DACH që përfshihen në para-seritë A, serinë A dhe më gjerë. Veprimtaritë e tyre duhet të përshtaten në kategori të gjera në biznes dheICT, SaaS, AI, Analytics, Big Data, Fintech & Insurtech, Smart Cities & Home, Industry 4.0 & Proptech, Planet & Sustainability, Healthcare & Wellbeing.

Afati i aplikimit është data 29 mars.

Informacione të mëtejshme rreth programit dhe mundësive të pjesëmarrjes mund t’i gjeni në Website, Facebook, Twitter dhe LinkedIn.

Gjithashtu, mund të kontaktoni me specialisten e Zhvillimit të Biznesit dhe Marketingut në Vestbee, Hana Siuta përmes emailit hanna.siuta@vestbee.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0