Fiskalizimi është një proces që tashmë ka marrë formën e tij në këndvështrimin e kompanive të angazhuara në këtë fushë . Por, përfaqësues të disa kompanive vlerësojë se do të ishte një zgjidhje e mirë që deklarimet të vijonin si gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti edhe për pjesën e mbetur të vitit. Ne kemi zhvilluar një intervistë me ERGENT BIRBO, SOFTWARE DEVELOPMENT TEAM LEAD pranë BNT.
Si ka ecur procesi i fiskalizimit në këndvështrimin tuaj?
Procesi i fiskalizimit gjatë vitit që lamë pas ka pasur vështirësitë dhe sfidat e veta: vështirësi të cilat i detyrohen situatës së shkaktuar nga pandemia dhe sfida që krijohen si pasoje ndryshimeve në legjislacion. BNT Electronics, bazuar te prezenca e saj e gjatë në tregun shqiptar, te tradita e akumuluar gjatë më shumë se dy dhjetëvjecarëve aktivitet dhe te eksperienca e stafit të saj të kualifikuar ia ka dalë me sukses të adoptohet në kushtet e reja, duke mbështetur në mënyrë të pakursyer klientët e saj dhe duke kontribuar në këtë mënyrë në formalizimin e ekonomisë shqiptare.
Për sa i përket procesit të fiskalizimit mund të themi se fiskalizimi i bizneseve të mëdha mund të konsiderohet në masë të madhe i përfunduar. Problemet, shfaqen më shumë te bizneset e vogla dhe të mesme. Kjo vjen kryesisht si pasojë e nevojës për të mirëkuptuar ligjin nga ana fiskale në të gjitha aspeketet e proceseve të punës, por dhe teknike nëpërmjet zgjidhjeve fiskale hardware dhe software.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto