Financial Times: "Ky ishte sezoni më i mirë turistik për Shqipërinë"

Financial Times: “Ky ishte sezoni më i mirë turistik për Shqipërinë”


Financial Times ka publikuar në instagramin zyrtar një foto të Shqipërisë. Nën emërtimin ‘Foto e Ditës’, shihet liqeni i Bizës në qytetin e Durrësit. Përshkrimi vazhdon duke theksuar se këtë vit Shqipëria ka patur sezonin më të mirë të turistëve, që preferojnë jo vetëm plazhet por dhe aventurën që malet tona ofrojnë.

Pëshkrimi i plotë:

“Foto e Ditës: Një qiell i ndritshëm shihet, ndërkohë që mjegulla bie mbi liqenin malor të Bizës në Shqipërinë qendrore më 5 gusht 2018. Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike ndonjëherë, me turistë që drejtohen jo vetëm për në plazhet e Adriatikut dhe Jonit, por edhe drejt aventurës në zonat malore të pacënuara.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0