Filmi “Reconciliation” fitues i “DokuFest” në Prizren - Business Magazine Albania

Filmi “Reconciliation” fitues i “DokuFest” në Prizren

Filmi “Reconciliation” nga Marija Zidar është shpallur filmi më i mirë i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Ky film është bashkëproduksion slloveno-kosovar.

Në garën kombëtare, çmimin e ka marrë filmi “Një fëmijë” nga Bekim Guri, ndërkaq çmimin e publikut e mori “Vozitësi”, film i Valter Lucaj. Ndërkaq, në kategorinë ndërkombëtare për dokumentar në metrazh të shkurtës, fitues u zgjodh “The Rifleman” nga Sierra Pettengill”, ndërkaq çmimin për rrëfimin më të mirë dokumentar në kategorinë ndërkombëtare, fitues u shpall “We” nga Alice Diop.

Filmi më i mirë i shkurtër në gazën ndërkombëtare u zgjodh “The Criminals nga nga Serhat Karaaslan. Në edicionin e 20-të të DokuFest-it, Flaka Kokolli me filmi “Mardhë” mori mirënjohjen speciale.

Festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentarit “DokuFest”, këtë vit e shënoi përvjetorin e 20-të të tij. Ky festival mbahet tradicionalisht në Prizren. Në vitin 2020 ky festival u mbajt online për shkak të masave kufizuese të pandemisë.

Sivjet, festivali i u kthye tradicionales, ku u paraqitën 230 filma dhe dokumentarë nga shumë vende të botës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0