Fillon “errësira” në Berlin. Masa drastike për kursimin e energjisë - Business Magazine Albania

Fillon “errësira” në Berlin. Masa drastike për kursimin e energjisë

200 ndërtesa në Berlin fikën dritat të dielën, një akt  që tregon se duhet marrë seriozisht kursimi i energjisë elekrike.

Që nga fundi i korrikut, gjashtë institucione nuk  i ndezin më dritat sipas administratës mjedisore të Senatit. Shtëpia e Operës Shtetërore dhe Bashkia e Berlinit janë ende të ndezura aktualisht, por së shpejti edhe ato do ti fikin dritat.

Punonjësit e një kompanie elektrike do të fikin  çdo ditë nga 120 prozhektorë tek ndërtesat, por nuk do t’i çmontojnë.

Berlinit sigurisht që nuk do të kursejë para në fillim me këtë lëvizje, por  sipas administratës së Senatit, kostot e kësaj fikjeje janë të ngjashme me kostot vjetore të energjisë elektrike prej 40,000 euro.

Lexo edhe: Gjermania prezanton masa të reja për të kursyer energjinë

Prandaj, në një periudhë kohore afatshkurtër ly  është “efekti më domethënës i kursimit të energjisë që është vendimtar për masën, jo efektiviteti i pastër i kostos”.

“Në funksion të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënimeve të Rusisë ndaj politikës energjetike, është e rëndësishme që ne ta përdorim energjinë tonë me sa më shumë kujdes që të jetë e mundur”, tha senatorja për mjedisin Bettina Jarasch.

Kjo vlen edhe për autoritetet publike në veçanti. Në këtë situatë, fikja e dritave është “përfundimisht e justifikueshme, për të dhënë një kontribut të dukshëm”./ Deutsche Welle 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0