Gjermania prezanton masa të reja për të kursyer energjinë - Business Magazine Albania

Gjermania prezanton masa të reja për të kursyer energjinë

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, njoftoi rregullore të reja që do të lidhen me kursimin e energjisë për shkak të frikës nga mungesat si pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus për shkak të luftës në Ukrainë.

Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet maksimumi në 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen, tha Habeck për gazetën “SZ”.

“Nevojiten edhe më shumë masa shtrënguese në botën e biznesit”, tha ai, pa dhënë detaje. Ai tha se kjo është duke u diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës.

Lexo edhe: Nisma e “çuditshme” e kryeministrit spanjoll: Mos vini kravata në punë që të kursejmë energji!

Në korrik, Habeck prezantoi një paketë të re të konsumit të energjisë në kuadër të një reduktimi të ndjeshëm të furnizimit me gaz rus. Në atë kohë, thuhej se është e rëndësishme të reduktohet konsumi i gazit në kompani, ndërtesa zyrash dhe në familje private.

Ministria e Ekonomisë tani planifikon të prezantojë masa shtesë lidhur me konsumin dhe efikasitetin e energjisë në bashkëpunim dhe koordinim me ministritë e tjera. Për këto masa është parashikuar një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0