Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Prishtina Theater International Festival” – thirrje për aplikim

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Prishtina Theater International Festival” – thirrje për aplikim


Festivali Ndërkombëtar i Teatrove PTIF (Prishtina Theater International Festival), shpall të hapur thirrjen për aplikim për të gjitha kompanitë teatrore të interesuara për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Festivalit PTIF, që do të mbahet në fillim të muajit tetor 2018, në Prishtinë.

Festivali organizohet nga Teatri AAB “Faruk Begolli” dhe Kolegji AAB në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në edicionin e parë, të mbajtur gjatë vitit 2017, në PTIF morën pjesë trupa teatrale nga Irani, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Shqipëria e Italia.

Krahas programit garues, në festivalin PTIF pati edhe shumë ngjarje të tjera të organizuara nga Kolegji AAB, në të cilat morën pjesë studentë dhe artdashës të shumtë.

Trupat e interesuar për aplikim, duhet të dërgojnë një shprehje interesi për aplikim, në adresën: info@aab-edu.net, ku duhet të dërgojnë specifikat e shfaqjes, si: institucioni (teatri), autori i tekstit, ansambli i shfaqjes, regjisori, skenografia, etj.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 30 mars 2018.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0