Festivali i Venecias në edicionin e 78-të me maska dhe kufizime - Business Magazine Albania

Festivali i Venecias në edicionin e 78-të me maska dhe kufizime

Hollivudi ka zbritur në qytetin e Venecias, në edicionin e 78-të të tij. Yjet e kinemasë botërore kanë mbërritur në Venecia, ndryshe nga viti i kaluar që e braktisën atë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Organizatorët shpresojnë që përmes një protokolli strikt kundër koronavirusit do të mbajnë larg telashet nga maratona 11-ditore kinematografike. Sallat ku do të ekranizohen filmat po operojnë me kapacitet të përgjysmuar, dhe një mur bllokon pamjen në tapetin e kuq, për të shmangur grumbullimin e turmave jashtë Palazzo del Cinema për një autograf. Maskat, dëshmia e vaksinimit apo testi negativ janë të nevojshme në ambientet e brendshme.

Ndërsa maska te ambientet e jashtme jo gjithmonë është e detyrueshme, vetëm nëse nuk është e mundur të respektohet distanca personale minimale prej një metri. Festivalin më të vjetër në botë për këtë vit do ta çelë filmi “Parallel mothers” i regjisorit spanjoll Pedro Almadovar.

Protagoniste është Penelope Cruz, në rolin e një prej dy nënave beqare që lindin në të njëjtin spital. Mes titujve të tjerë në garë për luanin e artë është The Power of the Dog të Jane Campion’s, ku Benedict Cumberbatch është në rolin e një pronari ferme që përndjek një vejushë të interpretuar nga Kirsten Dunst.

Kristen Stewart shndërrohet në princeshën popullore Diana, në filmin më të ri “Spencer”. Pjesë e jurisë së këtij viti janë Chloe Zhao, regjisore e filmit fitues të vitit të kaluar, Nomadland, që më vonë fitoi edhe Oskar, dhe koreano-jugori Bong Joon-ho, filmi i të cilit, “Parasite” është vlerësuar gjithashtu me çmim Oskar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0