Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb - Business Magazine Albania

Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb

DigitAlb

DigitAlb përmbush ditët KUQeZI me një ofertë speciale për të gjithë shqiptarët, dedikuar festave kombëtare të Nëntorit. Me “Red & Black week”, deri në ditën e fundit të muajit, çdo abonent i DigitAlb, i ri apo ekzistues përfiton ulje deri në 25% për të gjitha paketat e abonimit 12 mujore.

Janë festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve, kudo ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë, SHBA, Kanada apo Australinë e largët, ndaj edhe DigitAlb si platforma televizive e të gjithë shqiptarëve ka menduar për të gjithë, pasi ulja në abonimet Fillestare, Familjare e Premium 12 mujore vlen për çdo platformë: Tokësore, Satelitore apo OTT, Aplikacioni DigitAlb që i mundëson çdo shqiptari të shikojë vetëm shqip, pavarësisht vendit ku ndodhet, në të gjithë botën: https://www.digitalb.al/ott/

 Kështu pra, çdo abonent zgjedh paketën e abonimit që dëshiron për të ndjekur të gjitha kanalet kombëtare, me Top Channel e TV Klan, ekskluzivisht në DigitAlb, titujt më të fundit nga bota e kinemasë, dokumentarët e filmat për fëmijë, të gjitha vetëm në SHQIP. Për ty që je tifoz e nuk dëshiron të humbasësh asnjë ndeshje të ekipit të zemrës, nga rehatia e shtëpisë, përfito tani nga kjo ofertë me 25% ulje për abonimet Premium 12 mujore dhe shiko e shijo çdo javë spektaklin nga Serie A, LaLiga, Premier League, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, etj, sepse të gjitha ligat “Oscar”, kampionatet më elitare nga futbolli dhe eventet nga shumësportëshi, të gjithë yjet luajnë në SuperSport.

Oferta e festave përfundon në 30 Nëntor!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0