Fermerët e Myzeqesë sërish në protestë. 6 kërkesat që kanë për qeverinë - Business Magazine Albania

Fermerët e Myzeqesë sërish në protestë. 6 kërkesat që kanë për qeverinë

Përshkallëzohet protesta e fermerëve të Myzeqesë, pas përplasjes që patën të premten e kaluar me policinë.

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar ka thirrur të gjithë fermerët e Myzeqesë dhe të zonave përreth në një marshim proteste. Ajo nisi në orën 11: 00 nga vendi i quajtur “Rotondo e Plastmasit” deri para bashkisë së Lushnjës.

Në komunikatën e lëshuar nga Sindikata e Fermerëve të Bashkuar, theksohet se qëllimi i protestës është të sensibilizojë qeverinë dhe opinion publik në lidhje me ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2022 në fushën e bujqësisë.

Kërkesat e fermerëve:

1- Të subvencionet direkt fermeri ,jo më pak se 10 lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore.

2-Eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga Drejtoria e Doganave pa procedura burokratike.

3- Barazimi i TVSH-së shitje me TVSH-në e blerjes.

4- Masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022 për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore të pezullohet.

5-Qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore. Të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kushdo.

6- Të rregullohen me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj, të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.

Të premten, një grup fermerësh të zonës së Beratit protestuan dhe u përplasen me policinë në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjës, për shkak të çmimeve të larta dhe të pesticidieve dhe plehrave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0