Ndoshta ka qenë shumë e zënë me Video Music Awards 2020 për të kuptuar se theu një rekord, duke u bërë femra e parë që grumbullon 200 milion ndjekës në Instagram. Në këtë mënyrë ajo ka hyrë në historinë e rrjeteve sociale. Sipas “People”, ajo ka lënë pas Kim Kardashian me 187 milion ndjekës, Beyonce me 153 milion, Taylor Swift me 140 milion fansa, Kylie Jenner me 193 milion dhe këngëtarja Selena Gomez, numri i ndjekësve të së cilës arrin në 190 milion.
Një tjetër shkallë drejt Olimpit të super yjeve të femrave për këngëtaren e “Thank U, Next” që, gjatë Video Music Awards 2020, ka kënduar për herë të parë live me Lady Gaga me “Rain on Me”. Dy yjet janë paraqitur me maske dhe nëpërmjet rrjeteve sociale kanë ftuar fansat e pranishëm të bëjnë të njëjtën gjë. Pas paraqitjes së mrekullueshme të dy yjeve, Ariana Grande, që ka fituar çmimin për videon më të mirë muzikore, ka shkruar në rrjetet sociale: “Faleminderit Lady Gaga, të dua përgjithmonë me gjithë zemër. Ishe e shkëlqyer mbrëmjen e sotme. Jam mirënjohëse që kam qenë pjesë e gjithë kësaj me ty…”.
Pasi ka mësuar lajmin e suksesit social të Ariana, Lady Gaga i ka bërë komplimentet në Instagram: “Urime mikes sime Ariana Grande për 200 milionë ndjekës! Je një mbretëreshë! Mbaje atë kurorë!”, ka shkruar Lady Germanotta.
https://www.youtube.com/watch?v=5D4vjndnB0w
Personi i parë që ka arritur 200 milionë ndjekës në Instagram ka qenë Cristiano Ronaldo në janarin e këtij viti. Një rekord që është thyer nga vetë ai me 37 milionë ndjekës të tjerë, që i janë shtuar yllit të Juventus-it në muajt e fundit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.