Fëmijët mbi 6 vjeç rekomandohen të mbajnë maska për të shmangur infektimin dhe përhapjen e Covid-19.
Kështu u shpreh Mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli, në një komunikim publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:
“Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër.
Lexoni: Nuk do të ketë vaksinë për COVID-19 para zgjedhjeve amerikane
Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto