Fëmijët amerikanë duan të bëhen influencerë, kurse fëmijët kinezë duan të shkojnë në Hënë - Business Magazine Albania

Fëmijët amerikanë duan të bëhen influencerë, kurse fëmijët kinezë duan të shkojnë në Hënë


Neil Armstrong u bë model në sytë e fëmijëve 50 vjet më parë kur u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë më 20 korrik 1969.

Megjithatë, në një studim të kohëve të fundit, fëmijët kishin më shumë gjasa të synonin të bëheshin ylli i ardhshëm i YouTube, në vend të njeriut të ardhshëm që do të shkojë në hënë. Sondazhi, i kryer nga Harris Poll në emër të Lego, zbuloi se fëmijët në SHBA dhe Britani të Madhe preferojnë më shumë të bëhen YouTuberë ose vloggerë se astronautë.

Sondazhi kërkoi nga 3,000 fëmijë të moshave 8 deri në 12 vjeç që të zgjidhin njërin prej pesë profesioneve që ata preferojnë për të ardhmen: astronaut, muzikant, atlet profesionist, mësues, ose vlogger / YouTuber. Megjithëse mes fëmijëve në SHBA dhe Britani të Madhe shumica dëshironin të bëheshin vlogger/YouTuber, 56% e fëmijëve në Kinë thanë se donin të bëheshin astronautë.

Rezultatet e sondazhit nuk mund të zbatohen domosdoshmërisht për të gjithë fëmijët, por, ato reflektojnë një trend në rritje te Gjeneratës Z. Siç shihet në një konferencë tre-ditore për video online nga VidCon, rreth 75,000 adoleshentë bashkë me prindërit e tyre dolën për t’i takuar vloggerët e tyre të preferuar.

“Sa herë që shkoj në shkollë, pothuajse 90% e fëmijëve i dëgjoj duke thënë,” Unë dua të bëhem një YouTuber “, tha DeStorm Power (YouTuber) për Business Insider. “Ata duan të bëhen yje të rrjeteve sociale”.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0