FED Invest ka nisur një projekt 4 vjeçar në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), “Përfshirja financiare e ekonomive dhe fermave familjare, që synon zgjerimin e përfshirjes financiare të popullsisë së zonave rurale dhe në periferitë urbane’’. Mbështetja parashikon krahas financimit, njohuri financiare dhe teknologjike, informacione mbi tregun, çmimet e marketimin e produktit si dhe njohje me praktikat më të mira ndërkombëtare në agrobujqësi.
Hideya Kobayashi, Përfaqësues Rezident i Zyrës së JICA për Ballkanin tha se, “Projekti synon të krijojë një njohje dhe përforëcim të përbashkët të organizatave që lidhen me përfshirjen financiare, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetet e mirkofinancës në Shqipëri.
Projekti i Bashkëpunimit Teknik i JICA do të zgjasë për katër vjet dhe do të ofrojë rreth 4.6 milion dollarë mbështetje. Projekti pritet të përmirësojë jetesën e 40 mijë sipërmarrësve të vegjël, përmes rritjes së kapacitetit të investimeve të FED dhe përmirësimit të shërbimeve të tij”.
Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i qasjes në shërbime financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvilluar produkte të tjera financiare dhe jo financiare që i përgjigjen në mënyrë fleksible nevojave të fermerëve. Drejtuesit e programit theksojnë se, “Orientimi në projekt, nismën botërore të përfshirjes financiare, përqafimi i teknologjive të reja, janë disa nga drejtimet ku Projekti JICA ka vendosur të mbështesë FED Invest për katër vitet në vazhdim’’.
Aktualisht bujqësia vijon të ketë pak akses në financim. Për shumë banka të nivelit të dytë, sektori bujqësor viijon të shfaqë risk të lartë për financim: nga ana tjetër, edhe vetë fermerët theksojnë se kushtet e financimit nga bankat vijojnë të jenë frenuese me norma të larta interesi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.