FED invest - Më shumë shërbime për fermerët, Risitë teknologjike në sektorin e Mikrofinancës - Business Magazine Albania

FED invest – Më shumë shërbime për fermerët, Risitë teknologjike në sektorin e Mikrofinancës

Ofrimi i shërbimeve financiare dhe jo-financiare përmes platformave digijtale!

Me zhvillimin e teknologjive digjitale, shёrbimet dhe produktet e pagesave nё gjithë botën janё rritur, krahas rritjes sё inovacioneve pёr shёrbime tё shpejta, tё sigurta dhe me sa mё pak kosto.

Pёrjashtim kёtu nuk bёn as Shqipёria, qё ka njohur rritje gjatё viteve tё fundit, e sidomos gjatё dy viteve të fundit, nё kushtet e pandemisё. Eshtë rritur numri dhe përdorimi i kartave tё debitit dhe numri i transaksioneve tё pagesave online.

Nisur nga nevoja e madhe e popullsisё nё zonat rurale pёr shёrbime financiare, pёrfshirё shёrbimin e pagesave, krahas nevojёs pёr hua dhe depozita, FED invest ka ndёrmarrё njё sёrё nismash nё vitet e fundit pёr tё modernizuar infrastrukturёn e sistemeve dhe teknologjisё, me qёllim ofrimin e shёrbimeve të reja financiare dhe jo-financiare.

Numri i transaksioneve on-line ёshtё rritur me hapa galopant, por duhet theksuar se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë akoma akses për të kryer pagesa online apo afër vendbanimit të tyre. Kjo lidhet jo vetëm me historinë e re tё ofrimit tё shёrbimeve bankare pёr popullsinё, por edhe me sfidat pёr formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё dhe edukimin e pamjaftueshёm tё individёve, pёr pёrdorimin e kanaleve digjitale.

FED invest synon tё hapё rrugёn edhe pёr shёrbimin e pagesave nё zonat rurale, bdonese ka filluar me pagesat utilitare por shumë shpejt ne deget e FED inevst mund te kryhet cdo pagese per nevojat familjare.Tani pagesat e energjisë elektrike mund t’i kryeni në të gjithë rrjetin e FED invest, pa komision!

Besueshmëria qëndron në faktin se realizimi i tyre do tё ndikojё jo vetёm nё formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё e zgjerimin e pёrfshirjes financiare tё zonave rurale, por edhe nё krijimin e mundёsive tё reja pёr ndёrhyrjen e mёtejshme tё institucioneve dhe agjencive private e publike, nё zhvillimin e bujqёsisё dhe zonave rurale.

Rreth FED invest

www.fedinvest.al

FED invest ёshtё kooperativa financiare mё e madhe nё Shqipёri, me rreth 80 mijë anëtarë, që shёrbehen me 61 degë nё zonat urbane dhe rurale. FED invest ka hapur rrugёn e zhvillimit tё mikrofinancёs nё Shqipёri dhe ka njё eksperiencë 29 vjeçare nё veprimtarinë e huadhёnies, depozitave dhe shёrbimeve kёshilluese për sipёrmarrësit e vegjёl dhe fermerёt. Sot ёshtё institucioni financiar me praninë mё tё madhe nё zonat rurale nё vënd.

Ky pozicion ështё nё harmoni me misionin e tij, pёr të zgjeruar pёrfshirjen financiare të popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh financiare, bazuar në teknologjitë moderne bankare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0