“Fast track”, shërbimet e shpejta në Hipotekë

“Fast track”, shërbimet e shpejta në Hipotekë


Një nga problemet më të mëdha në Hipotekë përgjatë gjithë viteve që këto zyra kanë funksionuar ka qenë ai i korrupsionit dhe vonesës së shërbimeve për qytetarët. Kryeregjistruesi, Valdrin Pjetri tregon se gjatë një kontrolli që u bë në vitin 2017, u gjetën vonesa për 80 mijë qytetarë, nga 170 mijë aplikime totale. Kjo shifër për të lidhet fort me imazhin që Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë japin për qytetarët dhe perceptimin e korrupsionit.

Që në Nëntor të këtij viti, zyrat e Hipotekës në Tiranë kanë nisur aplikimin e sistemit të ri “fast track”, që do të thotë shërbim i shpejtë për 9 shërbimet kryesore që ofron Hipoteka: marrja e kartelës së pasurisë, bllokime të pronësisë nga bankat apo kalim pronësie.

Platforma e re teknologjike bën që shërbimi të mos vonohet me shumë se 24 orë për çdo qytetar që kërkon një përgjigje të shpejtë nga zyrat e regjistrimit të pasurive, çdo vonesë monitorohet nga një grup punonjësish dhe vetë drejtuesit e institucionit.

“Nuk duhet të njohësh regjistruesin për të marrë kartelën. Çdo gjë është në sistem dhe vonesa lë gjurmë atje”.

Më 31 Mars shërbimet e shpjeta përmes sistemit të ri do të implementohen në të gjithë Shqipërinë, në 11 zyrat kryesore rajonale. Afërsisht gjysma e aplikimeve të qytetarëve që shkojnë në Hipotekë lidhen me shërbimet që ndodhen në platformën “fast track”.

/KlanTv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0