Familja Destani mbërrin në Nasdaq me sipërmarrjen e saj Next.e.GO Mobile - Business Magazine Albania

Familja Destani mbërrin në Nasdaq me sipërmarrjen e saj Next.e.GO Mobile

Kompania europiane e familjes Destani, Next.e.GO Mobile, prodhuese e mjeteve elektrike sapo është listuar në  Nasdaq.

Lajmin e ka ndarë me miqtë z.Lazim Destani, duke theksuar, “Kam kënaqësinë ta ndaj me ju gëzimin tim për arritjen e listimit të Next.e.Go Mobile në bursën NASDAQ, që u shënua me shpalljen e ofertës fillestare publike në New York”.

Sipas Nasdaq, drejtuesi i Next.e.GO Mobile ka theksuar të premten, para hyrjes në listë të kompanisë se, “prodhuesi gjerman i automjeteve elektrike Next.e.GO Mobile planifikon të ndërtojë tre mikrofabrika të reja në Evropë dhe në SHBA gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa zgjeron prodhimin e makinave elektrike të vogla urbane me kosto të ulët”.

Kompania tashmë ka një fabrikë në Gjermani dhe CEO Ali Vezvaei tha se, përveç një fabrike të planifikuar në Maqedoninë e Veriut – që do të fillojë prodhimin në 2024 – e.GO po kërkon të ndërtojë një fabrikë tjetër në Evropë dhe një fabrikë në SHBA, për të përfituar nga subvencionet parashikuar nga Ligji i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit.

Mikrofabrikat e e.GO me bazë në Aachen kushtojnë rreth 60 milionë dollarë për t’u ndërtuar, janë shumë të automatizuara dhe mund të prodhojnë rreth 30,000 automjete elektrike në vit, tha Vezvaei.

Kompania do të bëhet publike nëpërmjet një bashkimi me kompaninë e blerjes për qëllime të veçanta (SPAC) Athena Consumer Acquisition AQAC.A, e cila do të vlerësojë prodhuesin e automjeteve elektrike në rreth 900 milionë dollarë.

Kompania do të tregtojë në Nasdaq nën simbolin EGOX.

Prodhuesi i autove aktualisht prodhon e.Wave X, një auto e vogël me katër vende për 24,990 euro (26,457 dollarë) në fabrikën e tij në Aachen. Kompania ka prodhuar rreth 1200 auto deri më tani dhe bashkimi i SPAC do të sigurojë kapital qarkullues për të zgjeruar prodhimin.

Vezvaei tha se e.GO ka synuar segmentin me kosto të ulët, sepse prodhuesit kryesorë të makinave kanë ndjekur kryesisht udhëheqjen TSLA.O të Tesla në synimin e tregjeve premium dhe luksoze.

“Nuk ka nevojë që ne të përpiqemi të testojmë  atë segment tregu,” tha Vezvaei. “Nëse shikoni segmentin urban që ne i shërbejmë, ai është i nënshërbyer”.

Listimi i kompanisë vjen disa vite pas një morie bashkime të SPAC ku startup-et e autove mblodhën miliarda dollarë. Shumë prej tyre kanë luftuar për të prodhuar sasi autosh elektrike, por financimi ka munguar.

Kryetarja e Athena Isabelle Freidheim tha se, e.GO është ndryshe, sepse tashmë po gjeneron të ardhura.

“Kjo nuk është ende vetëm një kompani tjetër e prodhimit të autove elektrike, por një kompani që prodhon makina”, tha ajo. “Pra, kjo është shumë tërheqëse nga pikëpamja e investitorit”.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0