Falet 80 per qind e gjobes per mospagesen e sigurimeve shoqerore - Business Magazine Albania

Falet 80 per qind e gjobes per mospagesen e sigurimeve shoqerore


Ligjvenesit parlamentare kane marre ne shqyrtim nje projekt qeveritar qe ka te beje me faljen e gjobave ne masen 80 per qind te vonesave ne pagesen e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per vitin 2014. Projekti ishte hartuar kohe me pare, por tashme ka mberritur ne kuvend per te marre me pas formen zyrtare te aplikimit te tij.

Sipas nenit 1 te ketij projektligji “Per faljen e gjobave per mospagimin ne afat te kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga subjektet juridike dhe fizike”, thuhet qe falen ne masen 80 per qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, te cilat jane evidentuar deri ne 31 dhjetor 2014.

Kjo nisme eshte marre ne zbatim te neneve 113, “Mosdeklarimi ne afat”, pavaresisht vleres se detyrimit, dhe 114, “Mospagimi ne afat i detyrimit tatimor apo i kontributit”, te ligjit nr. 9920, date 19.5.2008, “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, per subjektet juridike dhe fizike, kur kontributi dhe kamatevonesa eshte paguar plotesisht deri ne daten 30 prill 2015.

Po keshtu projektligji per faljen e gjobave sakteson ne nenin 2 te tij se “gjobat per mosdeklarimin dhe mospagimin ne afatet ligjore te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe te sigurimit te detyrueshem te kujdesit shendetesor, te paguara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk kthehen”.

Brenda 3 muajve, pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, administrata tatimore fshin denimet administrative, te falura sipas ketij ligji, dhe ben pasqyrimet konkrete te fshirjes ne regjistrat e saj.

Falja e gjobave, mundesi e dyte per biznesin

Mos deklarimi i punonjesve, puna me dy lista pagesash, mbeten ende te dukshme per biznesin tone. Shkeljet e konstatuara ne vitin 2014 jane te shumta ne kete drejtim, si dhe penalitetet e vendosura. Ky projekt eshte marre nga qeveria si nje mundesi e dyte, jo vetem per te falur gjobat per detyrimet e papaguara, por dhe si nje mundesi per te zbardhur deklarimet e punonjesve qe te punojne ne skeme, apo shmangien nga dy liste pagesa.

Po keshtu ne relacionin e ketij ligji sqarohet se kjo nisme ka si qellim lehtesimin e subjekteve juridike dhe fizike nga barra e gjobave te gjeneruara dhe te papaguara per shkak te mosderdhjes, brenda afateve ligjore, te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Gjithashtu, ky projektligj, nepermjet lehtesimit te barres se borxheve, ka si qellim edhe nxitjen e subjekteve juridike dhe fizike per te paguar kontributet e prapambetura, ne kuadrin e fillimit te zbatimit te reformes se pensioneve, per te dhene edhe nje here mundesine per mbulimin me sigurim shoqeror te te gjitha periudhave te meparshme, per te cilat nuk kane paguar kontribute.

Kjo eshte edhe arsyeja kryesore qe ne kete projektligj parashikohet falja e gjobave per deklarim dhe pagese te vonuar te kontributeve te sigurimeve shoqerore, nderkohe qe nuk parashikohet falja e gjobave te vendosura per punonjes te konstatuar te paregjistruar apo te padeklaruar.

Krahas lehtesimit te barres se borxheve te ndermarrjeve private dhe krijimit te hapesirave per permiresimin e situates se tyre financiare, ne kete projektligj parashikohet edhe detyrimi i subjekteve debitore per te kryer pagesat e debise dhe gjobave te vendosura per mosdeklarim te punemarresve etj., deri ne nje afat te percaktuar, duke falur 80% te gjobave te vendosura per ato subjekte qe detyrimin kontributiv, se bashku me kamatevonesat, e kane likuiduar deri ne fund te ketij muaji.

Zbatimi korrekt i projektligjit detyron organet tatimore qe te rishikojne dhe rillogarisin te gjitha detyrimet, deri ne momentin e pageses, dhe mbi ate baze te zbatojne dispozitat per faljen e gjobave. Projektligji, qe paraqitet per shqyrtim, nuk parashikon falje te kamatevonesave, pasi ato jane pjese e fondit te sigurimeve shoqerore dhe do te duhet te paguhen.

Per zbatimin e ketij ligji ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe strukturat e saj rajonale, pasi keto struktura kane te drejten dhe jane pergjegjese per zbatimin e dispozitave te ligjit nr.9920, date 19.5.2008, “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

Gazeta DITA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0