Falcon Heavy ka më në fund një datë për nisjen. Ja kur do të ndodhë. - Business Magazine Albania

Falcon Heavy ka më në fund një datë për nisjen. Ja kur do të ndodhë.


 

Duket se më në fund është duke ndodhur. Raketa e SpaceX, Falcon Heavy, mund të ketë një datë nisje sipas Chris G. nga NASASpacefight.com.

Raketa do të niset jo më herët se data 6 shkurt, në një hapësirë kohore midis orës 1:30 dhe 4:30 të ditës. Ka gjithashtu një plan rezervë për datën 7 shkurt në rast problemesh.

Kjo ka qënë një rrugë e gjatë për Falcon Heavy, por SpaceX duket se po leviz mirë, duke ndjekur dhe testin e kryer pak dite më parë. Duhet thënë gjithsesi se data e nisjes nuk është plotësisht e sigurt. Në fillim do të ketë një nisje për Falcon 9 që duhet të ndodhë patjetër këtë javë, për ti ‘hapur’ rrugë udhëtimit të Falcon Heavy. Gjithsesi është emocionuese të kemi një datë fikse pas kaq shumë kohe pritje.

Vetë Elon Musk, drejtues i kompanisë SpaceX, ka lajmëruar për datën nëpërmjet një njoftimi në Twitter. Mbetet për tu parë se si do të shkojë ky mision historik i nisur nga vizionari Musk.

Burimi:engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0