Facebook pranon se i gjurmon njerëzit në internet, duke parë çfarë ata kërkojnë

Facebook pranon se i gjurmon njerëzit në internet, duke parë çfarë ata kërkojnë


Facebook ka pranuar se gjurmon njerëzit në internet, duke parë çfarë ata kërkojnë dhe shohin.

Rrjeti gjithashtu gjurmon njerëzit të cilët nuk e përdorin Facebook dhe nuk janë të regjistruar në të. Kjo deklaratë vjen nga një postim në blog i shkruajtur nga drejtori i menaxhimit të produktit në Facebook, David Baser.

Gjatë marrjes në pyetje nga politikanët amerikanë javën e kaluar, Mark Zuckerberg ishte i paqartë në specifikat e gjurmimit të Facebook, duke sugjeruar që të dhënat u grumbulluan kryesisht për të garantuar që Facebook ishte i sigurt. Por është pranuar se ndjekja po përdoret gjithashtu për të përmirësuar reklamat dhe për produktet e tjera.

Kjo ndodh për tre arsye kryesore. Ato përfshijnë ofrimin e shërbimeve brenda Facebook, duke siguruar që rrjeti të mbetet i sigurt dhe “të shtohen produktet dhe shërbimet tona” – një kategori që përfshin ndjekjen e reklamave.

Z.Baser jep një informacion të detajuar se si funksionon secila prej tyre.

“Facebook po i gjurmon njerëzit kur ata drejtohen në faqe të tjera në internet,” shkruan në blogun e tij z. Baser.

Edhe nëse njerëzit nuk po e përdorin Facebook apo nuk janë të regjistruar në të, ai e ka aftësinë që të gjurmojë veprimet e tyre në rrjet.

“Kur ju vizitoni një faqe apo një aplikacion që përdor shërbimet tona, ne marrim informacionin tuaj edhe nëse nuk jeni të regjistruar apo nuk keni një llogari në Facebook,” thotë z. Baser. “Kjo ndodh sepse aplikacione të tjera dhe faqe të ndryshme nuk janë në djeni se kush po e përdor Facebook-un dhe kush jo.”

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0