Facebook ndalon postimet që mohojnë Holokaustin

Facebook ndalon postimet që mohojnë Holokaustin

Facebook

Facebook ka vendosur që të ndalojë mohimin e Holokaustit. Rrjeti social tha se rregullat e tij të reja ndalojnë “çdo material që mohon apo shtrembëron Holokaustin”.

Ne kemi hequr prej kohësh postime që i thurin lavde krimeve të urrejtjes ose vrasjeve masive, përfshirë Holokaustit“, shkruante shefi ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg në një postim në Facebook.

Zoti Zuckerberg shkruante gjithashtu se me rritjen e antisemitizmit, kompania po zgjeron politikat e saj për të ndaluar përmbajtje të tillë.

Lexoni: Disa qepë janë shumë seksi për Facebook. Kompanisë i bllokohet reklama

Ai shtoi se “nëse njerëzit kërkojnë informacione rreth Holokaustit në Facebook, ne do t’i drejtojmë ata tek burime të besueshme për të marrë informacion të saktë”.

Njoftimi pason një fushatë kundër mohimit të Holokaustit të quajtur #NoDenyingIt, Mos e Mohoni, të Konferencës mbi Kompensimin Financiar të Hebrejve nga Gjermania.

Lidhja Anti-Shpifje (ADL) një organizatë jofitimprurëse shkruante në Facebook se ishte e kënaqur që gjigandi i medias sociale “më në fund ka ndërmarrë hapin që kemi kërkuar për gati një dekadë: të heqin informacionet që mohojnë Holokaustin nga platforma e tyre”, siç shkruante ajo.

ADL-ja shkruante gjithashtu se “ata (Facebook) tani duhet të jenë transparentë dhe të dokumentojnë hapat e ndërmarrë për ta mbajtur urrejtjen jashtë platformës”.

Presidenti i Kongresit Botëror Hebre, Ronald S. Lauder e mirëpriti masën. Ai tha se duke ndërmarrë këtë “hap kritik”, Facebooku po tregon se e njeh mohimin e Holokaustit për atë që është me të vërtetë, një formë e antisemitizmit “dhe për këtë arsye gjuhë e urrejtjes”.

Komiteti Hebre Amerikan bëri komente të ngjashme. Drejtori ekzekutiv David Harris, e quajti vendimin “thellësisht të rëndësishëm”. Ai shtoi se “nuk duhet të ekzistojë asnjë pikë dyshimi për atë që bëri regjimi gjerman nazist dhe se një mega-platformë e tillë si Facebooku nuk duhet të përdoret nga antisemitët për të tregtuar manipulimet e tyre groteske të historisë”.

Gjatë Holokaustit humbën jetën rreth gjashtë milionë hebrenj. Zoti Zuckerberg, i cili është vetë me origjinë hebreje, u kritikua në 2018-n kur gjatë një interviste tha se ndërsa i shihte postimet që mohonin Holokaustin si shumë shqetësuese, në të njëjtën kohë nuk mendonte se ato duheshin fshirë.

Në një postim të hënën zoti Zuckerberg shkruante rreth “vështirësive që ai ka hasur për të qëndruar krah fjalës së lirë në njërën anë dhe dëmit të shkaktuar nga minimizimi ose mohimi i tmerrit të Holokaustit nga ana tjetër. Pasi kam parë të dhëna që tregojnë një rritje të dhunës antisemite mendimi im personal ka evoluar, ashtu sikurse politikat tona më të gjera mbi gjuhën e urrejtjes“, shkruante me tej ai.

Ky është vendimi më i fundit i një serie masash të marra nga Facebooku për të fshirë ose ndaluar informacione fyese apo rreme, veçanërisht përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0