Facebook me një monedhë të vetën dixhitale

Facebook me një monedhë të veten dixhitale


Në fillim të vitit Facebook vendosi të mos lejonte reklamimin e kriptomonedhave në platformë sepse, sipas rrjetit social, përmbanin praktika mashtrimi dhe manipulimi të përdoruesve.

Megjithatë, rrjeti social nuk është edhe aq kundër idesë së një monedhe dixhitale dhe thuhet se është duke zhvilluar një për vete.

Sipas Bloomberg, gjigandi i teknologjisë po zhvillon “stablecoin” me të cilën përdoruesit mund të transferojnë para duke përdorur WhatsApp.

Stablecoin do të lidhet me dollarin amerikan dhe duhet të jetë më stabël dhe rezistent ndaj luhatjes së vlerës krahasuar me bitcoin.

Bloomberg thotë se Facebook do ta testojë monedhën në Indi ku WhatsApp ka 200 milionë përdorues.

Një lëvizje e tillë pritej prej kohësh sepse rrjeti social në Maj krijoi një grup për të studiuar blockchain nën drejtimin e ish presidentit të PayPal. Megjithatë, do të na duhet të presim pak kohë përpara se të kemi diçka konkrete në këtë drejtim.

/Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0