Facebook krijon Neighborhoods, një hapësirë për të mësuar rreth fqinjëve - Business Magazine Albania

Facebook krijon Neighborhoods, një hapësirë për të mësuar rreth fqinjëve

Prej datës 5 maj, Facebook ka nisur testimin e “Neighborhoods”, një hapësirë e veçantë brenda aplikacionit të rrjetit social më të madh në botë, që synon të forcojë komunitet lokale. Qëllimi është që të lidhë banorët e një pallati, lagjeje, rruge, apo qyteti përmes kësaj hapësire duke përdorur teknologjinë e lokalizimit GPS.

“Njerëzit kanë përdorur Facebook për t’u lidhur e komunikuar me fqinjët e tyre, duke e shfrytëzuar për të mbështetur biznesin, kërkuar këshilla dhe mendime, ofruar mbështetje, apo thjesht për të takuar fqinj që ndajnë të njëjtat interesa”, thuhet në deklaratën e kompanisë së Mark Zuckerberg.

Aktualisht “Neighborhoods” është ende në fazë testimi. Për t’u bërë pjesë, përveç llogarisë në Facebook është si kriter edhe mosha mbi 18 vjeç. Përdoruesve do t’u ofrohet mundësia që përmes lokalizimit gjeografik të shohin dhe njohin fqinjët e tyre, gjithmonë nëse edhe këta të fundit janë pjesë e këtij aplikacioni.

Sa i takon sigurisë dhe privatësisë, Facebook thotë se “Neighborhoods” do të ketë moderatorët dhe rregullat e veta që do të mbikëqyrin zbatimin e tyre. Moderatorët do të kenë akses që të fshijnë një postim që mund të bjerë ndesh me këto rregulla, apo mbyllin llogari që raportohen si “shqetësuese” nga një grup njerëzish.

Aplikacioni vjen edhe me mundësinë për të bllokuar dikë te Neighborhoods, por pa e bllokuar në Facebook. Bërja pjesë e kësaj hapësire është në dorën e përdoruesve, që mund të zgjedhin të krijojnë ose jo një profil dhe në rast se po mund të vendosin që të jenë të dukshëm vetëm për fqinjët e tyre, apo edhe për përdoruesit e tjerë në një rreze më të gjerë gjeografike, në bazë të parametrave që përzgjedhin vetë ata.

TECHCRUNCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0