Nje renie qe perfaqeson vetem 1% te profileve aktive ne Amerike. Facebook ka humbur rreth 1,4 milion perdorues aktiv ne muaj ne fillim te dhjetorit, sipas te dhenave nga Social Bakers.
Sipas Mashable kjo eshte dicka shqetesuese, ne nje moment te tille ku mediat sociale duken se jane pranuar perfundimisht si mjet jo vetem i kontaktit por dhe i komunikimit, mbi te gjitha edhe i marketingut.
Ne te vertete 1.4 milion eshte me pak se 1% e bazes totale te perdoruesve amerikane aktive ne rrjetin social blu, qe ne total jane 167 milion. Megjithate duhet te merret ne konsiderate se Facebook po i afrohet ngopjes se tregut.
Rreth gjysma e popullsise se Amerikes kane nje llogari ne rrjetin social. Ne kete pike kufijte per nje rritje te mundshme po ngushtohen duke pasur parasysh se femijet nen 13 vjec nuk lejohet te kene llogari dhe njerezit mbi 65 vjec nuk jane te interesuar ne lidhje me kete teme.
Pra, nje frenim eshte me se i kuptueshem. Por cfare mendojne perdoruesit? Shume mendojne se renia ka ardhur si pasoje e mbylljeve te profileve false ndersa disa fajesojne ‘timeline’, qe nuk u prit shume mire nga perdoruesit.
Por per cdo rast Facebook duket sikur eshte dashuria e pare e rrjeteve sociale, nuk harrohet kurre dhe veshtire te largoheni lehte nga ai. Jemi te sigurte qe eshte keshtu per me shume se 1 miliard perdorues ne bote.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.