Extra Dubai: Kur vizioni shqiptar nuk njeh asnjë kufi, investimi i Kanye West si dëshmi e suksesit të përbashkët - Business Magazine Albania

Extra Dubai: Kur vizioni shqiptar nuk njeh asnjë kufi, investimi i Kanye West si dëshmi e suksesit të përbashkët

Extra Dubai

Shqiptarët e suksesshëm vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke rritur impaktin e tyre në botë. Në këtë kategori, dy figura të njohura po bëjnë emër dhe histori: Amarildo Stërkaj dhe Kristian Cuku, themeluesit e Extra Dubai, një agjenci e specializuar në pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet ndaj investitorëve shqiptarë në Dubai dhe jo vetëm.

Extra Dubai ka fituar vëmendjen dhe besimin e shumë investitorëve shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të investojnë në Dubai përmes kësaj kompanie. Gama e gjerë e shërbimeve të ofruara nga Amarildo Stërkaj dhe Kristian Cuku ka tërhequr edhe vëmendjen e personaliteteve të njohura ndërkombëtare.

Një rast i veçantë është investimi i rreperit të njohur Kanye West në një pronë ekskluzive të Extra Dubai. Kanye West ka shprehur besimin e tij duke investuar një shifër marramendëse, shpërblim i vlerës së 80 milionë dollarëve në dy djemtë shqiptarë në Dubai. Rreperi ka zgjedhur të investojë në një vilë luksoze me një siperfaqe prej 8 mijë metra katrorë, e vendosur në një zonë rezidenciale të privilegjuar.

 

Extra Dubai: Kur vizioni shqiptar nuk njeh asnjë kufi, investimi i Kanye West si dëshmi e suksesit të përbashkët

 

Mediat prestigjioze ndërkombëtare kanë bërë të ditur këtë ngjarje, duke e vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm për shqiptarët.

Shqiptarët flasin me krenari, duke theksuar se ata u kanë shërbyer me sukses personazheve të rëndësishëm, të njohur ndërkombëtarisht si VIP-at. Rasti i Kanye West është vetëm një shembull i suksesit të tyre, një histori që do të shkruhet në faqet e arta të suksesit shqiptar në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0