Eventi i Nisjes së Madhe, EasyAlbania - Business Magazine Albania

Eventi i Nisjes së Madhe, EasyAlbania

EasyAlbania

Mё datё 28/10/2021, nё Pallatin e Brigadave, iu prezantua tё ftuarёve tё nivelit tё lartё, Marketplace-i mё i madh nё Shqipёri: Easy Albania

EasyAlbania është një platformё ku do marrin pjesё dhe do pёrdorin hapёsirёn pёr tё ekspozuar produktet apo shërbimet e tyre deri nё 1000 biznese shqiptare tё cilat nuk i kanё mundёsitё pёr tё krijuar infrastrukturen e tyre online.

Nё këtë event mbajtёn fjalёn:

Nёnkryetarja e  Bashkisё Tiranё, Zj. Anuela Ristani, Zj. Ines Moçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, si dhe Zj. Elsa Håstad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri. Tё ftuarit u fokusuan nё fjalёn e tyre mbi risinё dhe rёndёsinё qё njё platformё e tillё sjell pёr ekonominё dhe tregun shqiptar.

 

Zj. Sabi Osmani, Drejtoresha e EasyAlbania, u ndal gjatё fjalёs sё saj nё misionin e EasyAlbania: Krijimi i një platforme që iu jep mundësinë bizneseve të vogla dhe të mesme të krijojnё dyqanin e tyre online. Kjo nismë nisi me vendosjen e Infrastrukturës së EasyAlbania në dispozicion të individëve që shesin produkte Made in Albania  me fokus tek krijuesit e punimeve tekstile apo artizanale. Produkte plotësisht shqiptare, të dizenjuara me stilin tradicional nga gratë në zonat rurale dhe jo vetëm. EasyAlbania nxit vazhdimësinë e prodhimit të produkteve bio si mjalti, rakia, vera dhe bimët medicinale në kushte shtëpie dhe në mënyrë artizanale. Nxitjen e vazhdimësisë së prodhimit të këtyre produkteve EasyAlbania e mundëson duke krijuar për ta një treg pa asnjë kosto. Çdo individ që prodhon të tilla produkte, nuk paguan pranë EasyAlbania.

Mbi 100  biznese janë bërë tashmë pjesë e këtij Marketplace-i.

EasyAlbania është krijuar si webpage, apo aplikacion. I aksesushëm në Android apo iOS.

Infrastruktura e këtij marketplace-i është krijuar për të lehtësuar procesin e blerjes së çdo klienti që kërkon produktet apo shërbime të ndryshme.

Infrastruktura konsiston në dy struktura shumë të rëndësishme të cilat janë krijuar për ta ndjekur klientin në çdo hap dhe për t`u siguruar që eksperienca e blerjes të jetë e patëmetë: Kujdesi ndaj Klientit dhe Posta Easy Albania.

Si funksionon?

Kujdesi ndaj Klientit, së pari, sigurohet mbi çdo kërkesë, dyshim apo pyetje që mund të ketë klienti online ose përmes telefonit; së dyti, pasi klienti ka kryer blerjen, kujdesi ndaj klientit konfirmon stokun duke qenë në kontakt me biznesin; më pas, është Posta Easy Albania që shkon për të tërhequr produktin dhe sigurohet që klienti e merr në dorëzim brenda 24 orëve.

Në Tiranë, produktet dorëzohen brenda 24 orëve. Në rrethe, brenda 48 orëve.

Për bizneset, menaxhimi i porosive të klientëve dhe dergësa në kohë mund të jetë sfiduese dhe e vështirë. Për këtë arsye, Easy Albania ka krijuar të gjithë lehtësitë që procesi të jetë i dobishëm dhe i thjeshtë për të dyja palët: si blerësin ashtu edhe për biznesin.

Një e re tjetër që sjell Easy Albania, është shumëllojshmëria jo vetëm e produkteve, por edhe e shërbimeve. Në web apo aplikacion ju mund të keni akses me një klik në shërbime si; hidraulik, elektricist, apo shërbime të tjera për shtëpi të cilat në të përditshmen tonë i kemi të vështirë t`i gjejmë dhe aksesojmë.

Një risi e domosdoshme për tregun shqiptar që do na e bëjë jetën të lehtë të gjithëve ne.

EasyAlbania, EasyBuy, EasyGet!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0