Today's Journalist: The Art of Journalism

Today’s Journalist: The Art of Journalism


Today’s është një platformë ndërkombëtare e nisur nga Këshilli Rinor i Ballkanit, i cili do të zhvillohet në më shumë se 30 vende të ndryshme, bazuar në formatin e leksioneve të hapura, me lektorë të ndryshëm si biznesmenë, politikanë, diplomatë, sipërmarrës, gazetarë etj.

Qëllimi i tyre është të frymëzojnë pjesëmarrësit në fusha të ndryshme, si biznesi, diplomacia, sipërmarrja, gazetari, energjia, mjedisi dhe shumë fusha të tjera të ndara në kategori të ndryshme.

“Gazetari i sotëm: Arti i Gazetarisë” do të mbahet më 20 janar 2018, në Hotel Xheko Imperial. Këtë herë pedagogët do të jenë 4 gazetarë të mirënjohur në Shqipëri.

Së bashku ata do të zbulojnë strategjitë personale dhe përvojat e tyre frymëzuese për t’ju drejtuar të gjithë ju në artin e gazetarisë. Çdo lektor ka në dispozicion 90 min. Kohëzgjatja e aktivitetit është një ditë. Është e hapur për studentët dhe profesionistët nga 16 deri në 35 vjeç.

Tarifa e pjesëmarrjes është 1,500 Lekë (Të Reja) dhe përfshin:

– Seanca e aktivitetit
– Pushimin e Kafes
– Çertifikata e Pjesëmarrjes
-20% Zbritje për të marrë pjesë në aktivitetin e ardhshëm të Today’s Platform

Nëse ka pjesëmarrës të huaj, trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze përndryshe, do të zhvillohet në gjuhën shqipe. Aplikimet janë të hapura deri më 17 janar 2018.

Ky është linku ku mund të aplikoni për t’u bërë pjesë e eventit: https://goo.gl/1Tk3sX
Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni në balkansyouthcouncil@gmail.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0