Summarize your Summer with Leadership - Business Magazine Albania

Summarize your Summer with Leadership


SSL është një akademi verore që synon të nxisë një mënyrë ndryshe të të menduarit tek të rinjtë, në zgjedhjet që bëjnë dhe aktivitetet që përfshihen.

Kjo do arrihet me mënyrën e vecantë sesi ky program është hartuar, tematikat që do trajtojë si dhe vendi ku do zhvillohet.
Duke filluar që nga njohja e vetvetes, deri tek krijimi I një lideri – për të zbuluar zjarrin që cdo individ ka brënda vetes.
Nëse duhet të ndryshosh botën duhet të nisësh nga vetja!
Do kombinohen prezantimet formale nga profesioninstët më të mirë të fushës dhe metodave joformale dhe kjo është ajo që e vecon nga trajnimet e tjera me të njëjtën tematikë, sepse ne synojmë që të jenë vetë pjesëmarrësit që të reflektojnë dhe të kuptojnë cfarë duan, cilat janë pikat e tyre të forta , duke u dhënë modelet më të mira.

Sekreti I suksesit jemi ne! Energjia që karakterizon grupin organizator, eksperienca në të tilla formate, vendi ku do të zhvillohet do e bëjnë këtë trajnim jo vetëm frytdhënës por edhe shumë argëtues.

Elementët kryesorë të këtij trajnimi:

Zhvillim Karakteri
Zhvillimi i kapaciteteve të mendjes, trupit dhe shpirtit për të kuptuar më mirë përgjegjësitë për veten, të tjerët dhe komunitetin.
• Ky projekt do të ndihmojë në njohjen e vetvetes dhe pranimin e përgjegjësive
• Do zhvillojë komunikimin e pjesmarrësve dhe aftësitë për të punuar në grup
• Do të ndërtojë vetbesimin, të folurit në publik, vetë-motivim, qëndrim pozitiv, cilësi të një lideri të sukseshëm.

Aventurë dhe sfidë
Përballje me situata të veçanta. Përvoja emocionuese që përfshijnë aftësi për të kapërcyer kufijtë e vetë-imponuar.

Të mësosh nëpërmjet përvojës
Një proces edukativ bazuar në veprim dhe reflektim. Aktivitet janë dizenjuar në mënyrë të qëllimshme dhe do të prezantohen e reflektohen në atë mënyrë që të japin vlera dhe të promovojnë zotërim aftësish.

Metodat e përdorura për të arritur objektivat e këtij trajnimi janë :
• Projekte zhvilluese
• Prezantime
• Diskutime
• Workshope interaktive- të mësosh duke bërë
• Lojëra simuluese
• Sfida
• Punë në grup dhe prezantime nga pjesmarrësit
• Aktivitete Kreative
• Kampionate Sporti
• Talent Show

Datat e aktivitetit: 13 – 17 Gusht
Vendi: Kampi Vuno, Dhërmi
Cmimi: 70 Euro : Akomodimi në cadër me dyshkek ajri ( 2 persona)
3 vakte të përfshira
Vizitë turistike në Gjipe + Dreka
Materialet e trajnimit
Pajisje me cerfitifikatë për cdo pjesmarrës
Të ftuar: Prof.Dr.Erion Piciri – INL
Në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan.
Numri i pjesëmarrësve: 35- 40 persona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0