Startup Grind Tirana hosts Dalina Buzi

Startup Grind Tirana hosts Dalina Buzi


Dalina Buzi është e ftuara e radhës në Start Up Grind. Ajo është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Anabel Media, një prej mediave online më me influencë në Shqipëri, që përfshin shërbime si portali Anabel.al, social media, PR dhe produksioni në Youtube “Hostel by Anabel.”

Lexo: Produksionet shqiptare që duhet të ndjekësh në YouTube

Paralelisht me këtë biznes, Buzi është gjithashtu themeluesja e ViaAnabel.al, butikut të parë dhe më të madhit online “luxury consignment” në Shqipëri dhe Kosovë. E diplomuar në Shtetet e Bashkuara (Bachelor në Shkenca Politike) dhe me diplomë pasuniversitare nga University of Westminster në Londër, Buzi është shquar për një frymë të re dhe inovative në të gjithë projektet e saj, qofshin këto gjatë kohës kur ka punuar dhe bashkëpunuar si gazetare apo skenariste në Top Channel dhe TV Klan, apo edhe si sipërmarrëse prej 10 vjetësh me brandin e saj Anabel.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0