Samiti Dixhital - Ballkani Perëndimor 6

Samiti Dixhital – Ballkani Perëndimor 6


Më 18 dhe 19 prill 2018, Maqedonia do të organizojë samitin e parë dixhital të Ballkanit Perëndimor (# DSWB6) në Shkup. Samiti do të mbledh së bashku përfaqësues nga qeveritë, bizneset, organizatat rajonale, OShC, akademia dhe të rinjtë me qëllim të ngritjes së një platforme digjitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve.

Kampi Gjerman i Bashkëpunimit për Startup-et do të zhvillohet në një atmosferë joformale, idetë dhe njohuritë do të shkëmbehen midis startup-eve dhe kompanive që marrin pjesë në Samitin Dixhital.

Gara e prezantimit do të zhvillohet gjatë ditës së dytë të konferencës. Startup-et pjesëmarrëse duhet të prezantojnë idenë e tyre të biznesit.

Pas prezantimit, juria do të japë gjykimin e saj për pjesëmarrësit. Juria do të vlerësojë prezantimet sipas këtyre kritereve:

– Inovacioni i produktiti
– Realizimi / orientimi në treg
– Shkallëzimi dhe aftësitë soft

Bazuar në këtë, do të zgjidhet dhe startup-i fitues.

Konkursi i prezantimit i Kampit të Startup-eve është i hapur për publikun. Ju presim në sallën EXPO në orën 9:30.

Lexoni më shumë në: https://digitalsummitwb6.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0