LEAP qëndron për Learn (Mëso), Engage (Angazhohu), Act (Vepro), Progress (Përparo) dhe synon të sjellë së bashku në një samit të gjatë disa folës motivues, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre dhe do të motivojnë të rinjtë për të arritur qëllimet e tyre. Një pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë modeli që do t’i përcillet pjesëmarrësve në lidhje me përfshirjen qytetare dhe se si të qenit pjesë e komunitetit do të përmirësojë të ardhmen e tyre dhe do të sjellë progres në gjeneratat e ardhshme.
Ky është viti i tretë që organizohet LEAP in Tirana, por kjo konferencë do të jetë akoma më e madhe, inovative dhe plot surpriza. A nuk është interesante të dëgjosh historinë e sipërmarrësve të rinj që rrezikuan me ide inovative në tregun tonë? Gjithashtu, është thelbësore të jesh një dëgjues aktiv në tema si të folurit publik, vetë-përmirësimi, politika, inovacioni dhe marketingu, që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e të rinjve.
Të gjitha sfidat me të cilat një i ri mund të ballafaqohet sot me qëllim që të ketë sukses, do të ndahen nga folësit me publikun. Në fund të këtij samiti ju do të keni një pikëpamje më optimiste drejt suksesit, progresit dhe mundësive që mund të gjenden në vendin tonë.
Disa nga folësit që iu bashkuan ftesës për LEAP in Tirana janë:
Ermal Peci – “Vrapim pas pasionit, punë drejt suksesit.”
Renato Civili – “Si mund të fuqizohet çdo i ri për të arritur më shumë?”
Visjan Ukcenaj – “Të ecësh vetëm në jetë përmes punës.”
Rezart Prifti – “Si të motivosh të rinjtë për të arritur potencialin e tyre në jetë?”
Arjeta Dhima – “Të folurit publik: një folës i mirë lind apo bëhesh?”
Tomi Kallanxhi – “Frika nga dështimi pengon suksesin.”
Viola Xhafaj – “Të jesh një student që punon, historia ime.”
Rudina Dembacaj – “Femra në karrierë: të udhëheqësh përmes humorit.”
Keti Gjipali – “Rrugëtimi i AGOG marketing, një histori e sfidave drejt suksesit.”
Genti Selenica – “Si të krijosh një biznes inovativ në Shqipëri?”
Moderator i eventit do të jetë Arbër Cepani.
Nëse nuk doni të humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij eventi, bashkohuni më 23 Shkurt, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, në ambientet e Tirana Business Park. Çdo pjesëmarrës do të tërheqë një certifikatë online nga LEAP Summit dhe Leadership Development Association Albania and Kosovo.
Për më shumë informacion klikoni këtu.
Për të rezervuar biletën tuaj këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.