Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore. Konferenca është organizuar çdo vit në qytetin bregdetar të Budvas, në Malin e Zi që nga viti 2013, si pjesë e programit të përgjegjësisë sociale të korporatës Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME
Konferenca e Spark.me është dizenjuar për t’ju inspiruar ju, për të zhvilluar imagjinatën tuaj dhe për t’ ju lejuar të gjeni “shkëndijën” tuaj – atë gjë që ju bën special, atë ide që ju bën ndryshe nga turma, së bashku me njerëzit që ju duhet të njihni për ta bërë këtë ide të ndodhi.
Ju ftojmë të bashkoheni të gjithë ju lider të biznesit, teknologjisë dhe inovacionit, marketerë, startupe, geeks dhe kënaquni afër plazhit. Ju mirëpresim në datat 29-30 Maj 2017 në Budva, në Malin e Zi.
Për të prenotuar biletën tuaj, klikoni KËTU
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto