Komuniteti SPI organizon konferencën "BLACK HAT 2.0 - Albania 2019" - Business Magazine Albania

Komuniteti SPI organizon konferencën “BLACK HAT 2.0 – Albania 2019”


Komuniteti SPIPër herë të parë në Shqipëri organizohet një konferencë / workshop me ekspertët më të mirë nga Kosova & Shqipëria. Black Hat është eventi unik kushtuar hakimit në mbarë botën. Për herë të parë, Komuniteti SPI Tiranë & Cyber Security and Privacy Prishtinë sjellin për pasionantët e sigurisë në Shqipëri këtë event.

Pas një suksesi në Prishtinë me BlackHat 1.0 vjen në Tiranë versioni 2.0 me një grup ekspertësh dhe talentesh.

Temat kryesore që do të trajtohen janë:

– Black Hat techniques ( iCloud hacking, Snap intrusions, SQL injections etc)
– Bug Bounty Programs
– Penetration Testing
– Responsible Disclosure
– Offensive Cybersecurity
– Tips& tricks and much more …

Për t’u bërë pjesë e kësaj konference mund të merrni biletat pranë ambienteve të SPI:

Adresa: Rruga Kavajës, Mbrapa Policisë Bashkiake, Kompleksi DOBI, Kati 2.
LINK Maps: https://goo.gl/maps/8GTP5RnRdpE2

Për më shumë informacion kontaktoni në:
Email: info.spi.al@gmail.com
Tel: 0673977111 / 0699773402

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0