Dilema e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale

Dilema e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale



A është startup-i juaj i mbrojtur? Qendra e Inovacionit Protik ju fton t’i bashkoheni takimit të parë të këtij komuniteti, pjesë e Venture Well, GIST Innovation Hub Network.

Temat kryesore të workshopit do të jenë kercënimet dhe sfidat e ekosistemit me të cilat përballen startup-et ose bizneset e mirfillta. Startup-e, sipërmarrës, profesionistë dhe studentë që duan të mësojnë rreth sigurisë së informacioneve janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Rreth folësve: Z. Dritan Gucaj është profesionist i konsoliduar i sigurisë me mbi 15 vite eksperiencë në fushën e IT-së. Gjatë 8 viteve të fundit, ai ka menaxhuar njësinë e  Sigurisë së Informacionit për institucionet financiare në Shqipëri. Ai është diplomuar në master për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit në Harvard, është diplomuar në Bachelor për Shkenca në universitetin Madonna  në Miçigan, dhe gjithashtu ka çertifikata prestigjioze të sigurisë si CISSP dhe CISA.

Lexo: Startup Grind Tirana hosts Dalina Buzi

Përsa i përket Venture Well, GIST, iHub Venture Well është duke mbështetur përhapjen e Inovacionit Global të Departamentit të Shtetit Amerikan, përmes iniciativës shkencore dhe teknologjike(GIST).Kjo iniciativë fuqizon inovatorët e rinj përmes  zgjerimit të network-ut, aftësive konstruktive, mentorimit dhe aksesit në financim për të zhvilluar startup-e që u adresohen sfidave të zhvillimit dhe ekonomisë.

Që prej vitit 2011, GIST ka bashkëpunuur me inovatorë të teknologjisë dhe shkencës si dhe me sipërmarrës në 135 vende me ekonomi në zhvillim në mbarë botën, duke mundësuar trajnime dhe burime që kanë ndihmuar në suksesin e startup-eve. Kjo është bërë nëpërmjet konkurseve, kampeve të zhvillimit të startup-eve dhe programeve interaktive online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0