BERZH sjell më 14 Dhjetor 2018 aktivitetin "Business Networking Event" - Business Magazine Albania

BERZH sjell më 14 Dhjetor 2018 aktivitetin “Business Networking Event”


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, organizon aktivitetin “Business Networking Event” për prezantimin e arritjeve të Programit të BERZH “Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Aktiviteti ëshë ditën e Premte, datë 14 Dhjetor 2018, ora 9:30, tek Hotel Plaza, salla Queen Geraldinë, Tiranë.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek brahimio@ebrd.com, Tel: +3554 2259439

Bashkëngjitur gjeni axhendën e këtij aktiviteti.

09:30-10:00 Rregjistrimi
10:00-10:10 Mirëseardhje nga z. Matteo Colangeli

Drejtor i BERZH në Shqipëri

10:10-10:20 Fjala hapëse nga z. Arben Ahmetaj

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

10:20-10:30 Fjala përshëndetëse nga Ambasadori z. Luigi Soreca

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

10:30-10:45 Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri: Rezultate dhe Arritje nga

z. Neritan Mullaj Principal Manager, BERZH

10:45-11:00 Këshilla Biznesi në Praktikë: Raste Studimore nga Shqipëria
11:05 -12:00 Pritje dhe kokteil

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0