“𝐆𝐚𝐦𝐞𝐬 𝐢𝐧 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐲 – 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐠𝐚𝐦𝐢𝐧𝐠” - Business Magazine Albania

“𝐆𝐚𝐦𝐞𝐬 𝐢𝐧 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐲 – 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐠𝐚𝐦𝐢𝐧𝐠”

07-10-2024
~2 minuta lexim

Industria e videolojërave përfaqëson sot një nga sektorët më dinamikë dhe më novatorë të argëtimit dhe kulturës.

Në këtë kontekst, Italia po shfaqet si një qendër krijuese, duke kontribuar ndjeshëm në prodhimin e përmbajtjes me cilësi të lartë dhe origjinale.

Gjatë këtij eventi, tre kompani të njohura: Tiny Bull Studios, Dramatic Iceberg dhe Digital Lighthouse, do të prezantojnë videolojërat e tyre, secila prej të cilave mishëron pasionin, kreativitetin dhe profesionalizmin e zhvilluesve italianë.

Me këtë event të organizuar në Piramidën e Tiranës, qendër e krijimtarisë dixhitale në kryeqytetin shqiptar, duam të celebrojmë jo vetëm talentin e kompanive italiane, por edhe bashkëpunimin e frytshëm me realitetin shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ata që nuk ndryshojnë, do të mbeten prapa.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0