Workshop: Si të aplikojnë Startupet dhe Sipërmarrjet në Horizon Europe! - Business Magazine Albania

Workshop: Si të aplikojnë Startupet dhe Sipërmarrjet në Horizon Europe!

Mundësi financimi për MSME në Horizon Europe!
10-12-2024 10:00:00

EU4Innovation ju fton me kënaqësi në Workshopin e Dytë mbi Programin Kuadër të BE-së: Horizon Europe

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i mundësive ndërkombëtare të projekteve nga programi Horizon Europe dhe ofrimi i udhëzimeve praktike për aplikim, duke ndihmuar Startup-et të përfitojnë nga këto mundësi.

Workshopi do të zhvillohet më 10 dhjetor 2024, nga ora 10:00 deri në 11:30 paradite (CEST), nëpërmjet platformës Microsoft Teams.

Ky workshop është projektuar për përfaqësues të Startup-eve që merren me zhvillimin e biznesit dhe sigurimin e fondeve dhe që dëshirojnë të eksplorojnë mundësitë që ofron programi Horizon Europe. Në veçanti, aktiviteti është i përshtatshëm për pjesëmarrës nga Shqipëria që janë të rinj në aplikimet për projekte të BE-së ose që nuk kanë marrë pjesë në projekte të tilla prej kohësh.

Rreth workshop-it

Horizon Europe është programi më i madh për financimin e kërkimeve dhe inovacioneve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE). Me një buxhet prej 95.5 miliardë euro, ky program ofron mundësi të rëndësishme për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).
Programi synon të adresojë sfidat globale si ndryshimet klimatike, të përgatisë Evropën për epokën digjitale, të mbështesë përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe të rrisë konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të BE-së.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri kanë të drejtë për financim nga Horizon Europe, duke i mbështetur ato për të investuar në idetë e tyre dhe për të adresuar sfida të mëdha si:

  • Ndryshimet klimatike,
  • Transformimi digjital,
  • Zhvillimi i qëndrueshëm.

Çfarë do të përfshijë workshop-i?

Workshop-i online do të ofrojë informacion të detajuar për mundësitë ndërkombëtare të projekteve në kuadër të programit Horizon Europe. Aktiviteti do të përfshijë:

  • Prezantime mbi mundësitë e projekteve dhe thirrjet e hapura,
  • Ndarjen e përvojave nga liderë të komunitetit të biznesit që kanë përfituar nga financimi,
  • Diskutime dhe ide për projekte të mundshme, si dhe identifikimin e sfidave në procesin e aplikimit.

Regjistrohu këtu

Meeting ID: 353 360 692 78

Passcode: TtfJXi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0