Vjen në 19 & 20 tetor eventi - MENDO, NDRYSHO, FITO - Business Magazine Albania

Vjen në 19 & 20 tetor eventi – MENDO, NDRYSHO, FITO

Vjen në 12 & 13 tetor eventi - MENDO, NDRYSHO, FITO
12-10-2024 Join

A ke menduar ndonjëherë sa mirë do të ishte po të kishte një mënyrë ku ti mund të mësoje në pak ditë, informacione që do të ta bëjnë jetën më të mirë? Për shembull, të mësosh si të tërheqësh në jetën tënde çdo gjë që dëshiron…Ose si të jesh më i fokusuar, më i lumtur, më i qartë për qëllimet e tua…. Ndoshta dëshiron të krijosh marrëdhënie më të mira me veten, ose me familjen, miqtë, kolegët… Këto gjëra mund t’i mësosh në këtë trajnim, dhe na beso kur të themi se është një trajnim që nuk e ke përjetuar asnjëherë më parë. Diferenca mes atyre që janë të lumtur e të suksesshëm dhe pjesës tjetër, është mënyra se si ata i interpretojnë këto sfida? Por po sikur të të themi se “problemi” yt më i madh tani, të është dërguar posaçërisht për të të përmirësuar jetën? Pse mendon se të vijnë vazhdimisht mendime se mund të kesh një jetë më të mirë?

4 pjesët e trajnimit

Mendo

Mendo si fitues.
Mëso si t’i zgjedhësh mendimet e tua dhe si ta programosh veten për të patur sukses.

përcakto

Përcakto qëllimet.
Bëhu më i qartë për gjërat që dëshiron të arrish në jetë dhe qëllimet që ke për veten

ndrysho

Ndrysho për mirë.
Ndryshimi është i pashmangshëm, por ajo që ti mund të kontrollosh është nëse do të përmirësohesh, apo do të përkeqësohesh…

vepro

Vepro tani!
Si të marrësh aksion për qëllimet që vendos për veten

Zbuloni qëllimin e jetës tuaj

A po kërkon të jetosh një jetë më të mirë? Të jesh më i/e përmbushur dhe të çlirosh gjithë atë potencialin që ndodhet në brendësinë tënde?

Ky trajnim mund të jetë ajo që ti ke pritur gjatë gjithë jetës tënde!

Disa nga gjërat që do të mësosh në këtë trajnim:

A dëshiron ta shkatërrosh atë zërin përbrenda që të thotë

“Unë nuk ia dal dot”

“Unë nuk jam i/e mirë mjaftueshëm”

“Unë nuk mundem”

regjistrohu tani për eventin online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0