Vjen edicioni i tretë i Automotive Fair Albania! - Business Magazine Albania

Vjen edicioni i tretë i Automotive Fair Albania!

Vjen edicioni i tretë i Automotive Fair Albania!
27-03-2025 18:30:00 Join

AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA RIKTHEHET!  Eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave!

Automotive Fair është ngjarja kryesore në Shqipëri  që pasqyron evolucionin e industrisë automobilistike në vend. Pas suksesit të dy edicioneve të para, panairi vijon të ndërthurë inovacionin, qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike. I organizuar në bashkëpunim me institucionet kryesore shtetërore dhe aktorët e industrisë, ai shërben si një platformë për zhvillimet teknologjike, trashëgiminë kulturore dhe zgjidhjet e mobilitetit të së ardhmes në Shqipëri. Shkarkoni broshurën për të mësuar më shumë rreth edicioneve të kaluara dhe zhvillimeve që priten në vazhdim!

E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja automotive, në një vend!
 27-30 Mars – 4 ditë adrenaline, shpejtësie dhe emocioni!

Përgatitu për surpriza, gara dhe inovacion si kurrë më parë!

Regjistrohu këtu

Këtu gjeni programin e plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0