TRE DITË HESHTJE-QETËSI-MEDITIM - Sheki Useini - Business Magazine Albania

TRE DITË HESHTJE-QETËSI-MEDITIM – Sheki Useini

Sheki Useini
29-08-2022 Join

Mistiku i madh Rumi thoshte: “Heshtja është gjuha e Zotit, ndërsa gjithçka tjetër është përkthim i keq”. Kurse Einstein pohonte: «Mendoj 99 herë dhe nuk gjej asgjë. Pushoj së menduari, lundroj në heshtje, dhe e vërteta vjen tek unë.»

Më 29, 30 dhe 31 Gusht 2022, tek Bio Farma Gramsh, Akademia e Qetësisë do të mbajë trajnimin eksluziv tre ditor, i quajtuar «TRE DITË PA FJALË!»
Një trajnim i këtij formati u ofrua në Qershor të këtij viti, në po të njëjtin vend dhe pati një sukses dhe përvojë të jashtëzakonshme, ashtu siç edhe pritej!

Qetësia është sfida më e madhe, në veçanti në kohën në të cilën jetojmë. Ndërsa nga ana tjetër, pa e kuptuar qetësinë tonë, nuk do të mund ta kuptojmë as veten dhe as të tjerët, madje edhe nuk do ta zbulojmë asnjëherë të vërtetën mbi veten tonë.

Njerëzit, shumica prej tyre, ende intensivisht identifikohen me mendjen e tyre. Ata mendojnë se janë mendja e tyre.

E vërteta është se ju nuk jeni mendja juaj, ju jeni diçka përtej saj; prandaj është mëse e nevojshme që për një kohë të caktuar mendja juaj «të detyrohet» të qëndrojë e qetë dhe ju mund të përjetoni për herë të parë eksperincën se ju nuk jeni mendja juaj, ju vazhdoni ende të ekzistoni, edhe pse mendja ndalet, qetësohet.
Ju jeni më shumë sesa mendoni se jeni!

Gjatë këtyre tre ditëve mendja do të qetësohet, shpirti do të flasë nëpërmjet qetësisë. Qetësia është plot informacione. Heshtja është gjuha e shpirtit. Qetësia është faktori kryesor i shëndetit. Shumë ndryshime, reflektime, por edhe shpërthime të brendshme do të ndodhin.

Gjatë këtyre ditëve ka shumë meditim në qetësi dhe të përcjellur me mantra dhe tinguj të ndryshëm, të qëndruarit në qetësi me veten, shëtitje në natyrë, nuk ka biseda me njëri-tjetrin, nuk ka celulare, telefonata, nuk ka prekje, kontakt me sy me njëri-tjetrin, as lexim, as shkrim. Ushqimi është vegjetarian dhe janë dy vakte në ditë. Gjatë tre ditëve nuk ka asnjë lloj alkoli dhe do të konsumohet vetëm ujë. Disa ushqime konsumohen me sy mbyllur dhe ngadalë.

Për të gjitha detajet, pjesmarrësit do të informohen para fillimit të trajnimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0