Trajnim - Shitjet Online - Business Magazine Albania

Trajnim – Shitjet Online

29-04-2021 Join

Me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim/qeverisë Zvicerane,

përmes projektit RisiAlbania po zhvillohet një trajnim për shitjet online dhe rrjetet sociale, një prej profesioneve më të kërkuara sot. 

Në këtë trajnim do të mësojmë se si të përdorim mjetet të cilat kemi disponibël online për të rritur shitjet tona me pakicë nëpërmjet internetit.

Lexo: Smart Home Lab me konferencën e parë në Kosovë

Trajnimi do të zgjatë 1 muaj dhe do të bëhen 16 orë mbi temat e mëposhtme:

  1.     Si të zgjidhni produktin e duhur që duhet për të shitur online
  2.     Çfarë strategjie të zgjidhni për të patur sukses online
  3.     Çfarë ka vlerë tek përmbajtja e produktit dhe si mund të konvertoni vizitorët në blerës
  4.     Sigurimi i trafikut nga rrjetet sociale, çfarë ka vlerë tek rrjetet sociale për kompaninë tuaj
  5.     Tipologjia e postimeve produktive në rrjetet sociale
  6.     Parimet bazë të promovimeve. Maksimizimi i fitimit nga buxheti i shpenzuar
  7.     Praktikë me promovimet në Facebook dhe Instagram
  8.     Praktikë me promovimet në Google ads dhe search gjithashtu kuptimi i Google Analytics

Trajnimi do të jetë i integruar me praktikën kontrete me produkte dhe shitje reale të cilat do të meren nga platforma www.aladini.al e cila ka mbi 20.000 produkte në menaxhim. Nëpërmjet kësaj praktike konkrete ky do të jetë trajnimi i duhur për të mësuar në formën më të mirë të mundshme shitjet online.

Ndërlidhja e shembujve konkretë me rezultatet konkrete aktuale me teorinë dhe eksperiencën 9 vjeçare në këtë fushë të stafit të www.aladini.al e bën trajnimin unik në formën e tij.

Fillimi i trajnimit është data 29 Prill dhe kushton vetëm 99 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0