Konkurrenca në tregun e punës në ditët e sotme është bërë gjithmonë e më fortë, sepse interneti i sjell rekrutuesve dhe klientëve në kohë reale dhjetra e qindra CV apo portfole ekspertësh. Tregu është i tejmbushur nga profesionistë me eksperiencë dhe kualifikime të ngjashme.
Por, ka një mënyrë se si mund të dallojë portofoli apo CV-ja jote krahasimisht me të tjerët dhe kjo mënyrë është Zhvillimi i Brandit Tënd Personal.
Sot gjithmonë e më shumë flitet për Brandin Personal, por pak nga ne janë duke investuar për të në mënyrë aktive.
E thënë me një fjali, brandi personal është aseti yt pimar për t`u dalluar mes konkurrentëve në tregun e punës dhe mundësia jote e vetme për të përmbushur objektivat afatgjatë në jetën tënde profesionale.
Student, i punësuar, apo i vetëpunësuar, drejtues me eksperiencë, apo drejtues i ri, ti duhet të punosh në mënyrë aktive për të ndërtuar dhe zhvilluar brandin tënd personal.
Jori Vila, Eralba Hysi dhe Gjergj Mero, një skuadër aspak konvencionale dhe një kombinim përmbajtjeje “once in a lifetime” do të ofrojnë për pjesëmarrësit në një ditë fillim-dimri, përmbledhjen, planifikimin dhe zhvillimin e hapave që do të të duhen për krijimin dhe zhvillimin e Brandit Personal.
Nga Jori Vila do dëgjoni mbi:
– Si të krijosh autenticitetin dhe mesazhin tënd.
– Çfarë është Kopertina Personale dhe menaxhimi i Reputacionit;
– Planifikimi dhe objektivat;
– Krijimi i përmbajtjes;
– Rëndësia e paraqitjes vizuale;
– Mediat Sociale në funksion të Brandit Personal.
Eralba Hysi do ju japë insights për pasurimin e brandit tuaj personal sipas Business Etiquette:
– Si të krijoni një përshtypje të parë e cila mbyll marrëveshjen pa filluar negociatat.
– Si të përshtasni sjelljen tuaj në situata të ndryshme të përditshme në punë.
– Si të përfaqësoheni si duhet në evente mondane, etj.
Nuk ka Brand Personal, pa një profil të mirë-organizuar në Linked-In.
Gjergji Mero do ju japë të gjitha këshillat se si LinkedIn juaj të përfaqësojë një Brand Personal të konsoliduar.
– Pse LinkedIn është i rëndësishëm.
– Si të krijojmë një About section për një prezantim që premton shumë.
– Dos and don’ts në LinkedIn-in tënd.
– Si të nisësh një bisedë me recruiters ose njerëz me të cilët do të krijosh network apo biznes.
Apliko në link për një të shtunë të vlefshme,
12 nëntor, ora 09:30 në Coolab, Rr. e Kavajës.
Zbulo gjithçka që përfiton nga një menaxhim i denjë i imazhit tënd brenda pak orësh.
Take it Personal dhe regjistrohu këtu: https://bit.ly/3MZkUMI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.